50% e popullatës në Tiranë janë imunizuar nga Covid-19

50% e popullatës në Tiranë janë imunizuar nga Covid-19

Librazhd/Flet gruaja që u denoncua për dhunë nga bashkëshorti, kunati, vjehrri e vjehrra
KMD-ja/Kandidatët e Pavarur nuk u diskriminuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përmirësohet situata nga përmbytjet në Shkodër e Lezhë! Kthehen në banesa disa familje, 27 të evakuuara! 2985 ha dhe 5 shtëpi nën ujë

Akademia e Shkencave prezantoi sot studimin seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullatës. Banorët e Tiranës kanë fituar imunitet në masën 50%  ndëra ata në rrethe 25%, kështu ka dalë përfundimi i studimit i kryer nga Imunologu Genc Sulçebe, si dhe nga epidemiologu Alban Ylli.

 

Në këtë studim u përfshinë 4 qendra shëndetësore në Tiranë, qendra nr. 3,7,8 dhe 9. Popullsia totale e zonave që përfshijnë këto qendra shëndetësore është 258,000 banorë.

Në studim janë marrë rezultatet e 817 qytetarëve prej të cilëve 49.6% rezultuan se e kanë kaluar koronavirusin.

 

Sulcebeu tha se rreth 50% e popullatës në Tiranë kanë fituar imunitet ndaj Covid dhe Kryeqyteti po shkon me shpejtësi drejt imunitetit te tufës.

 

Ndërkaq Ylli tha se në Shqipëri rreth 25% kanë fituar imunitet nga virusi. “Në Tiranë ka një harmoni të përhapjes se virusit në të gjitha lagjet. Ende nuk ka publikime mbi imunitetin që ka dhënë vala e dytë, por vala e pare në Shqipëri  duke ju referuar shifrave bën sens.”

 

Ata thanë se priten valë të tjera Covid ku ndoshta në Tiranë do të jetë situatë më e lehtë, por të gjitha do të ndiqen me kujdes ngaekspertët.

COMMENTS

WORDPRESS: 0