5 Maji, Dita e Dëshmorëve. Çfarë rëndësie ka?

5 Maji, Dita e Dëshmorëve. Çfarë rëndësie ka?

Shqipëria : E para në Evropë dhe e pesta në botë për emigracion potencial
Shqipëria është vendi me pagat më të ulëta në Europë.Vetëm 1.3 për qind e të punësuarve në Shqipëri kanë pagë më të lartë se sa 2 milionë lekë në vit
E pazakontë në Gjermani, fëmijët protestojnë për prindërit: Luani me ne, jo me telefonat “

Sot është dita kur përkujtohen të rënët për Shqipërinë. Një datë shumë e rëndësishme ku kujtohen dhe nderohen trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë.

Historiku i kësaj date

Filozofia që bota e qytetëruar dhe shoqëritë e rritura përmes vlerave mësojnë është shumë e vlefshme, pasi një komb që rregullisht kthen kokën mbrapa dhe shikon se përmes çfarë rruge ka arritur aty ku është, duke ditur se nga vjen, do të mësojë edhe se ku do shkojë.

Prandaj pothuaj shtetet e kombet kanë një ditë në vit që përkujtojnë heronjtë, dëshmorët, të rënët në beteja për atdheun, për kombin. Disa e quajnë “Dita e Heronjve”, disa të tjerë “Dita e Heronjve Kombëtarë” ose “Dita e Martirëve”. Ne e quajtëm “Dita e Dëshmorëve të Atdheut” dhe pasi Republika e Kosovës e përshtati këtë ditë përkujtimore, 5 Majin, edhe për bijtë e bijat e saj të rënë për lirinë, u mësuam ta quajmë “Dita e Dëshmorëve të Kombit”.

Si përcaktohet data

Përsa i përket caktimit të datës shpesh mbahen në ditëlindjen e një heroi apo heroine kombëtare të caktuar, ose zgjidhet momenti i veprave të tyre pikante, që i bëri ata pikërisht heronj. Por ka dhe raste kremtimi i Ditës së Heronjve lidhet me një betejë përcaktuese, ku numri i të rënëve që luftuan kundër armiqve të vendit, ka qenë i madh ose përcaktues për fatet e kombit. Në raste të tjera lidhet me një ditëlindje të heroit, burrë ose grua, aktet e guximshme të të cilëve i kanë mundësuar vendit të rriten si komb.

Gjithashtu kësaj dite i janë kushtuar memoriale monumentale, ku populli, por posaçërisht elita kombëtare, bën në këtë ditë nderet dhe ceremonitë protokollare. Shqipëria, si dhe disa vende të tjera, kanë caktuar si të tillë ditën e rënies së një heroi. Vrasja në 5 maj 1942 e Qemal Stafës, ish sekretari politik i të rinjve komunistë, në nderim të veprës së tij, është caktuar të jetë Dita a Dëshmorëve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0