Gjykata lë në fuqi pezullimin e punimeve tek projekti Velierës.

Gjykata lë në fuqi pezullimin e punimeve tek projekti Velierës.

Fier/ Si do të vemi në Europë ne, kur ne akoma jemi duke kërkuar bukën e fëmijëve…
8 vjeçarja e pastrehë bën detyrat në shi, por më pas ndodhë mrekullia
Fenomeni Bozo-Ndrenika dhe protestuesit sterilë të rrjeteve sociale

Gjyqtari Petraq Curi ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e bashkisë së Durrësit për të vijuar punimet duke e rrëzuar.

 
Kështu mbetet në fuqi vendimi i muajit shkurt 2017 që vendosi pezullimin e punimeve pas kërkesës së shoqërisë civile.
 
Projekti i Velierës shtrihet në zonën ‘A’ dhe në zonën ‘B’ ndërsa çështja pret gjykimin në themel për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare.
 
Arkeologjia: Të ndryshohet projekti
Agjencia Kombëtare e Arkeologjisë dhe Restaurimit kërkoi që të ndryshohej projekti i Velierës që të ruhet trashëgimia kulturore.
 
Në dy shkresa Agjencia Kombëtare e Arkeologjisë dhe Restaurimit, që drejtohet nga Kumbaro ka dërguar një material në bashkinë e Durrësit ku kërkon që të ndryshohet projekti dhe pasi të diskutohet ta paraqesë për zbatim.
 
Bashkia pretendon se ka bërë projektin sipas ligjit, por megjithtë argumentet që paraqiti grupi i bashkisë së Durrësit, gjykata nuk i mori në konsideratë duke e rrëzuar.
 
Ndërsa shoqëria civile ka kërkuar gjykim të cështjes në themel, ekspertizë dhe analizë nëse ka dëm arkeologjik. 

COMMENTS

WORDPRESS: 0