45 mijë banorë të Pogradecit pa ujë prej dy ditësh

45 mijë banorë të Pogradecit pa ujë prej dy ditësh

Aksident në dalje të një karburanti në Pogradec, plagoset shoferi i motorit të picave
Pogradec: 42 familje rome, egjiptiane dhe të mazhorancës rrezikojnë të dëbohen: Ja apeli i qytetarëve
Ndodh për herë të parë në Shqipëri, të moshuarit burg të veçantë me pamje nga liqeni

Pjesa më e madhe e qytetit të Pogradecit është pa ujë të pijshëm prej disa ditësh, raporton Euronews me korrespondentin e saj në terren, ku banorët shprehen të indinjuar për situatën. Defekti i shkaktuar nga një firmë ndërtuese po mban pa ujë prej dy ditësh qytetarët. Çarja e një tubi kryesor që furnizon qytetin ka shkaktuar një avari e cila prej ditësh nuk duket se po i gjehet zgjidhja. Edhe riparimi i djeshëm duket se nuk pati rezultat, dhe u tubi u dëmtua sërish për shkak të presionit të madh.

Rreth 45mijë banorë të qytetit dhe fshatrave përreth janë paralizuar krejtësisht nga ky defekt. Të intervistuar, banorët shprehen se është dita e dytë e defektit dhe se nuk kanë ujë as për të larë duart.

Ujësjellësi Pogradec deklaron se po punohet për të gjetur një zgjidhje sa më parë por nuk jep ndonjë garanci për kur do rikthehet furnizimi me ujë i banorëve.

/Burimi: Euronews.al

COMMENTS

WORDPRESS: 0