4 mijë m3/s në Koman dhe Vaun e Dejës

4 mijë m3/s në Koman dhe Vaun e Dejës

Llotaria Amerikane mundësi e mirë për të braktisur Shqipërinë
‘Katar’ 2022/– Kupa e Botës që thyen të gjitha traditat dhe… me gjyqtare femra! Gjithçka duhet të dini për botërorin që nis të dielën
LIVE, Shqipëri – Armeni/ Skuka rrëzohet në zonë, arbitri nuk jep penallti pas konsultës me VAR

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin tonë prej së shtunës kanë rritur ndjeshëm prurjet në Kaskadën e Lumit Drin, çka ka detyruar KESH të nisë shkarkimet nga Hidrocentrali i Komanit.

Korporata Energjetike Shqiptare informoi se në basenet e liqeneve të Komanit dhe Vaut të Dejës në të cilët shkarkohen të gjithë përrenjtë dhe lumenjtë malorë të alpeve dhe të hapësirave të tjera malore, prurjet kanë arritur në mbi 4 mijë e 600 metra kub ujë në sekondë. Përkatësisht në Koman ka 1600 m3/s. Dhe në Vaun e Dejës 2400 m3/s, ndërkohë që në ujëmbledhësin e Hidrocentralit të Fierzës prurjet llogariten në vetëm 600 metra kub në sekondë.

Gati 30 përqind e prurjeve ose 1300 metra kub ujë në sekond po shkarkohet, ndërsa pjesa tjetër është akumuluar si rezervë energjetike.

“Pjesën e Vaut të Dejës dhe Komanit padyshim kemi pasur reshje me intensitet shumë të lartë, të cilat kanë qenë mbi parashikimet tona dhe padyshim na është dashur të bëjmë shkarkime”, tha Ministrja Balluku.

Prurjet e larta kanë ndihmuar në rritjen e nivelit të ujit në të tre ujëmbledhësit, teksa niveli në Fierzë ka shkuar në mbi 269 metra, në Koman rreth 175 dhe në Vaun e Dejës afro 76 metra.

Tv Klan

COMMENTS

WORDPRESS: 0