31 Maj : Për një shëndet më të mirë mos konsumo Duhan.

31 Maj : Për një shëndet më të mirë mos konsumo Duhan.

Grafiku i vetëvrasjeve, si krahasohet Shqipëria me Europën
Shemben dy pallate tek Rruga Ura, banorët: ‘Janë të banueshëm!’
Programi i ndërtimit në Rrogozhinë: tre vite zvarritje

31Maji shënon Ditën Botërore kundër Duhanit. Kjo ditë i  kushtohet luftës kundër duhanit që prej vitit 1987, ku është shpallur nga vendet anëtare të OBSH-së. Eshtë pikërisht kjo ditë, e cila na bën të reflektojmë më shumë për shëndetin dhe ti bëjmë pyetje vetes: “A na dëmton shëndetin pirja e duhanit? “A ka ardhur momenti që të heqim dorë një herë e mirë prej tij? Duhani vazhdon të mbetet një ndër sfidat më të mëdha të shëndetit publik, me të cilin po përballet Shqipëria sot. Vendi ynë renditet në vendet me % të lartë të duhanpirjes, 60%  meshkuj dhe 18% femra. Eshtë për të ardhur keq që shumë të rinj “bien pre e duhanpirjes” me apo pa vetëdije. Pa vetëdije nën presionin shoqëror,  e me vetëdije si dëshirë për ta provuar derisa bëhen të varur ndaj saj. Sot nuk është më çudi kur sheh në bar-kafe të ndryshme apo në mjedise të tjera vajza adoleshente të cilat tymosin. Arsyet e tymosjes janë të ndryshme, variojnë nga ato më të thjeshtat e deri tek ato më të çuditshmet. Një ndër arsyet e cituara nga adoleshentët është: dëshira për ta provuar një herë të vetme në jetë, një tjetër dëshira për tu ndjerë i  rritur e për tu pranuar në shoqërinë e duhanpirësve. Shumica pohojnë se duhani është streha për tiu larguar  problemeve të  përditshme. E çuditshmja qëndron tek ata të cilët thonë se duhanpirja ndihmon në rënien e peshës, ndaj ata e pijnë. Arsyet e ndryshme takohen në një pikë të përbashkët: dëmtimin e shëndetit. Ndikon drejt për së drejti në shëndet duke shkaktuar:  sëmundje të zemrës\sulm në zemër, sëmundje vaskulare, goditje në tru, kancer në fyt etj.  Në 10 persona të sëmurë me kancer mushkërish, 9 prej tyre rezultojnë  duhanpirës. Për një shëndet më të mirë dhe për një ekonomi më të mirë ,duhanpirësit duhet të heqin dorë nga duhani  duke kontribuar në shëndetin dhe ekonominë e tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0