Një ditë pas përfundimit zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ende nuk kemi rezultatet përfundimtare zyrtare. Ndërkohë që vazhdon proçesi i numërmit të votave, nga njoftimet paraprake, duket se ka pasur një pjesëmarrje të lartë të komunitetit rom dhe egjiptian.
Sipas të dhënave të mbledhura nga aktivistë, intervistues në terren dhe kontakteve të drejtpërdrejta me anëtarë të komunitetit, informim.al ka arritur të mbledhë këto të dhëna në 5 qarqe.
Elbasan/Cërrik
Pjesëmarrja e komunitetit egjiptian ka qenë e lartë në zonën e Cërrikut. Sipas sondazheve të Albanian Post, komuniteti egjiptian ka votuar masivisht për PartinëSocialiste. Nga komunikimet me anëtarë të këtij komuniteti duket se një pjesë prej tyre i kanë përkrahur socialistët edhe për shkak të ndihmave që mund të kenë përfituar, para proçesit zgjedhor, ose premtimeve individuale që mund t’u jenë bërë.
Edhe në qytetin e Elbasanit, sipas aktivistëve, ka paturnjë pjesëmarrje të lartë të minoriteteve në votime. Edhe këtu ka aktivistë që thonë se një pjesë e votuesve janë joshur me “ndihma” në këmbim të votës. Sipas disa qytetarëve më së shumti kjo nxitje ka ardhurnga Partia Socialiste. Procesi i votimit për anëtarët e minoriteteve është kryer në orët e para të mëngjesit.
Sipas qytetarëve të shprehur për sondazhet e “Albanian Post” anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian kanë votuar për partinë Socialiste dhe ndërkohë nuk është regjistruar asnjë incident në qendrat e votimit.
Shkodër
“Në përgjithësi, proçesi në Shkodër për komunitetin egjiptian ka shkuar shumë mirë dhe pjesëmarrja ka qenë e lartë. Nuk ka patur tensione apo problem në lidhje me proçesin. “ – thotë për informimi.al një aktivist i komunitetit.
Për 24 familje rome në këtë qytet, votimi ka shkuar i qetë dhe normal, përveç rasteve kur fletët e votimit kanë qenë të pakuptueshme, për shkak të analfabetizmit të disa votuesve.
Në këto raste banorët rom që kanë hasur vështirësi në leximin e fletës së votimit, kanë marë ndihmë nga fëmijët e tyre, të cilët mund të lexojnë dhe shkruajnë.
Berat
Sipas aktivistëve në terren të komunitetit rom dhe egjiptian nuk ka një numër të saktë votuesish, por ka patur një pjesëmarrje të lartë në zgjedhje. Mbi 60% e komunitetit rom kanë marrë pjesë në votime. Ato pak probleme të hasura kanë pasur të bënin me informimin rreth mënyrës sesi votohet. Edhe në Berat, dyshohet se një pjesë e votave janë dhënë në këmbim të ndihmave nga forcat politike.
Një pjesë e këtij komuniteti e ka patur të qartë se cilin numër do të votojnë, paraprakisht, për shkak të komunikimeve me përfaqësues të subjekteve tëndryshme politike. Sidomos nga subjektet e mëdha politike. Edhe këtu nuk mohohet fenomeni i shitblerjes së votës. Për shkak të varfërisë ekstreme në këto komunitete ky fenomen ndodh më lehtësisht. Kryesisht bëhet fjalë për favore të momentit, si para ose të mira materiale, por edhe për një mundësi punësimi.
Tiranë
Në Tiranë është shënuar një një numër i lartë votuesishnga komuniteti rom dhe egjiptian. Pavarësisht ciklit të varfërisë në të cilin gjendej prej tashmë 30 vitesh, këta qytetarë e ushtruan të drejtën e tyre për të zgjedhur. Nga komunikimet me qytetarë të komunitetit rom nëTiranë, del se një pjesë prej tyre nuk kanë votuar për programin, apo për faktin se janë simpatizantë të një partie politike. Vota e tyre ka shkuar për partinë e cila u ka ofruar ndihma, ose premtime se në 4 vitet e ardhshme jeta e tyre do të përmirësohet.
Përsa i përket proçesit zgjedhor, sipas aktivistëve kaloi mirë, pa incidente përvec rasteve ku anëtarë të komunitetit rom kanë hasur vështirësi për të kuptuar përmbajtjen në fletën ne votimit. Këto persona janë shoqëruar nga të afërm ose persona të tjerë, të cilët i kanë orjentuar se ku ata duhet të votojnë.
Ndërsa pjesa më e madhe ka qenë përgaditur paraprakisht për numrin të cilin ata duhet të votojnë, sipas marëveshjeve parazgjedhore me përfaqësues të subjekteve politike.
Fier/Rroskovec
Në Rroskovec, në zonën e Baltës, sipas aktivistëve ka patur pjesëmarrje të minoriteteve rome dhe egjiptianenë zgjedhje, por rezultojnë fletë votimi të pavlefshme. Për shkak se disa anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian nuk mund të shkruajnë apo lexojnë e kanë patur të pamundur për të shprehur të drejtën e tyre për të votuar.
COMMENTS