Një ndër programet që u vjen në në ndihmë familjeve në nevojë ,e kryesisht familjeve egjiptiane dhe rome është program i përmirësimit të banesave ekzistuese. Ky program përfshin kryesisht rikonstruksion dhe ndërtim të çative , suvatime , shtrim pllakash ,ndërrim të dyerve dhe dritareve.
Këtë vit në Bashkinë Elbasan aplikuan 30 familje egjiptiane dhe rome , të cilat për shkak të mosparaqitjes të kërkesës nga Bashkia Elbasan brenda afatit të caktuar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë u skualifikuan nga zbatimi i këtij programi . Pavarësisht përpjekjeve të përbashkëta të familjarëvedhe aktivistëve të organizatës ‘’Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome” mbi procedurat , kriteret dhe dokumentacionin e duhur për të aplikuar pranë Bashkisë Elbasan , kjo e fundit nuk do ta zbatojë për vitin 2019 , programin ‘’Përmirësimi i kushteve të banesave ekzistuese ‘’.Edhe pse Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi Bashkinë Elbasan për çeljen e programit më dt .15.01.2019, duke e informuar se afati i fundit i aplikimit ishte më 15.03.2019, Bashkia Elbasan nuk bëri asnjë njoftim për hapjen e programit .Vlen të theksohet se për vitin 2018 përfituan 24 familje egjiptiane dhe rome ,ndërsa për vitin 2019, 30 familje në nëvojë ,ku disa prej tyre me ndërhyrjen emergjente e humbën mundësinë për përmirësimin e kushteve të banesave të amortizuara.
COMMENTS