Një i ri humbi jetën mesditën e sotme në Tiranë si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Viktima është 25 vjeçari Amarildo Basi nga komuniteti rom që ndodhet në zonën e Shkozës.
Ngjarja e Rëndë ndodhi në Uzinënën e e Autotraktorrëve dhe sipas familjarëve të viktimës, ai vdiq gjysëm ore pasi ra në kontakt me korentin. Ambulanca ka vonuar dhe ai vdiq. Amarildo Basi është baba i tre fëmijëve të vegjël.
“Rreth orës 14:00, tek “Uzina e autotraktoreve”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se shtetasi A. B., rreth 25 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, shkruhej në njoftimin e policisë.
COMMENTS