Data 24 qershor simbolizon ditën e minoritetit egjiptian në Shqipëri e në mbarë Ballkanin. Kjo datë është vendosur në kujtim të Asamblesë së parë të egjiptianëve në vitin 1990 në Ohër të Maqedonisë.
Disa fakte historike mbi egjiptianët në Ballkan dëshmojnë mbi ekzistencën e popullatës me origjinë egjiptiane në Ballkan që në shekullin XIII-XII P.E.S. të ardhur nga Egjipti gjatë dy ekspansioneve të madha si ai i Ramsesit të Dyte dhe gjatë atij të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.
Pjesëtarët e minoritetit egjiptian njihen si farkëtarë të zotë, aftësi të cilën e kanë trashëguar brez pas brezi. Gjithashtu ata njihen si muzikantë ku kanë spikatur me talentet e tyre shumë emra të njohur dhe virtuozë në muzikën popullore shqiptare si edhe instrumentistë të shquar.
Minoriteti egjiptian në Shqipëri ështe i vendosur në qytetet më të mëdha të vendit si në Elbasan, Tiranë, Gjirokastër, Berat, Shkodër etj. Sipas censusit të organizuar nga Lëvizja Rinore Egjiptiane e Rome në vitin 2016-2017 vetëm në Elbasan dhe Korçë, rezultojnë rreth 14.000 egjiptianë.
Projektiligji për mbrojtjen e pakicave depozituar në Kuvendin e Shqipërisë në 17 prill, njohu për herë të parë zyrtarisht minoritetin egjiptian.
Por sfidat me të cilat përballet ky komunitet dita -ditês janë të shumta si strehimi, papunësia, shërbimet në fushën e mjekësisë etj. Të rinjtë janë ata që përballen më së shumti me pjesën e integrimit dhe përfaqësimet të tyre në administratën publike. Prandaj, kjo datë është një thirrje e vazhdueshme për të gjithë shoqërinë por edhe më shumë për institucionet publike për një trajtim të barabartë, për të lufuar diskriminimin dhe për më shumë mbështetje për të rinjtë, në menyrë që ato të integrohen dhe të japin mbështetjen e tyre në shumë fusha të caktuara, kontribut i cili do ti shërbejë jo vetëm komunitetit të cilin ata përfaqësojnë por edhe mbarë shoqërisë shqiptare.
COMMENTS