24 orët e fundit në Shqipëri/ Mot kërcënues, aksidente e refugjatë që kërkojnë ndihmë

Prej kohësh nuk janë pastruar duke bërë që ta humbasin funksionimin…
GJENITË E TEKNOLOGJISË NUK I LEJOJNË FËMIJËT E TYRE QË TË KENË SMARTFONË, JA PSE!
Bonusi i strehimit/ Bashkia Elbasan nuk vendos mjaftueshëm buxhet për 42 persona

24 orët e fundit për Shqipërinë nuk kanë qenë aspak të mira dhe kjo si rezultat i motit të keq, ku për ditë me rradhë me reshje shiu, shtrëngata, reshje dëbore dhe erëra të forta kanë shkaktuar problematika të mëdha në të gjithë vendin.
Një tablo e përgjithshme na sjell përmbytje të rrugëve kryesore, rrëshqitje të tokës, probleme me rrymën elektrike ku në shumë shtëpi ka munguar për orë të tëra apo bllokime të rrugëve për shkak të reshjeve të dëborës.
Veriu i Shqipërsië është përfshirë nga dëbora, ndërsa situatë problematike paraqitet qarku i Gjirokastrës, ku sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave 7-11 janar priten reshje të mëdha intensive, që do të përfshijnë të gjithë territorin.

auto 291601049200

Foto ilustruese: Përmbytje e vendit nga reshjet e shiut

Ndërkohë, reshjet e shiut të rëna së fundmi kanë përmirësuar situatën hidrike në vend duke rritur ndjeshëm nivelet e liqeneve në kaskadën e Drinit. Si pasojë nga 720 mega vat për orë energji elektrike që prodhohej një javë më parë, aktualisht prodhimi ditor nga tri HEC-et e kaskadës së lumit Drin është 17 100 mega vat për orë.

Në krahasim me një javë më parë, niveli i ujit është rritur mbi 3 metër vetëm në hidrocentralin e Fierzës. Sipas Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, përpos prurjeve, aktualisht nuk ka shkarkime nga portat, ndërsa situata po monitorohet me kujdes në varësi të përditësimit të parashikimit të reshjeve.

 

auto 136360326 3304174156355095 1474458543024307944 n1610181527

             Foto: Përmbytje në Shkodër

Situata e përmbytjes në Shkodër vazhdon të jetë problematike mëngjesin e së shtunës. Deri në orën 8:00, Bashkia njoftoi se të dhënat tregojnë se niveli i ujit po shkon afër pikës kritike.

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme, datë 09.01.2021, ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
a)Hidrometri në Dajç në orën 08.00, shënon kuotën 6.18 m. (Kuota max 6.30 m)
b)Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon 8.36 m. (Kuota max 8.70 m)
c)Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 6.90 m. (Kuota max 7.50 m)

 

auto h1610187003

         Foto: Rrëshqitje dheu

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi në orën 11:00  se në pesë akse rrugore kombëtare ka pasur rënie gurësh dhe dherash në rrugë dhe po vazhdon pastrimi i tyre me fadroma.ARRSH njoftoi se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu që kanë sjellë edhe rënie gurësh e materialesh në rrugë.

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në terren dhe kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës, si në Kalimash-Fushë Arrëz ku po punohet akoma për pastrimin e rrugës, Elbasan-Peqin, Berat-Çorovodë, Peshkopi-Qafë Drajë km 30.5, Sarandë-Borsh ku janë instaluar new jersey dhe sinjalistika provizore.

Megjithatë, nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset kombëtare.

 

 

Mëngjesi i sotëm 09.01.2021 nis me një aksident të ndodhur në rrugën nacionale Korçë-Maliq, me shoferin e plagosur, por për fat të mirë pa humbje jete.

auto 30f85189 9864 4ad2 ab0d b311c2240e95 11610180075

   Foto: Aksidenti në aksin rrugor Korçë-Maliq

Burime për Informim.Al mësojnë se makina ka dalë nga rruga në afërsi të kryqëzimit të Libonikut dhe shkak është bërë lagështira e madhe e asfaltit nga reshjet e shumta.

Shoferi ka arritur të dalë vetë nga makina e dëmtuar duke u zvarritur dhe është  dërguar menjëherë në spital. Ndërkaq, policia është në vendin e ngjarjes dhe po mëson shkaqet e këtij aksidenti.

 

 

 

Një telefonatë e mbërritur në Sallën Operative të Vlorës shpëtoi jetën e 50 emigrantëve sirianë, midis tyre gra dhe fëmijë, që po synonin të niseshin me gomone në Itali në detin me dallgë dhe kushte të tmerrshme atmosferike nga trafikantët. Operacioni u zhvillua në grykëderdhjen e Vjosës, në një det mbi 5 ballë.

auto Screenshot 11610172920

              Foto: Refugjatët Sirianë

Policia e kishte pasur nën mbikqyrje grupin kriminal dhe u desh një telefonatë që hidhej në veprim.  “Gomonia po mbytet, ndihmë!” Policia e Shtetit tha operacioni u krye nga Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza, për bllokimin e mjetit lundrues dhe më pas për evakuimin e personave në bord,  në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë

Personat në bord, mes tyre gra e fëmijë në gomone, u evakuan nga dy anijet luftarake të Rojës Bregdetare dhe Policia e Shtetit dhe u transportuan në drejtim të Triportit, Vlorë.
Struktrurat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te migranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

Përgatiti: Informim.Al

COMMENTS

WORDPRESS: 0