21-vjeçari nga Kosova, si më grabitën makinën në Shqipëri…

21-vjeçari nga Kosova, si më grabitën makinën në Shqipëri…

Instagram, Facebook dhe WhatsApp bllokohen: për orë të tëra të paarritshme për shkak të një ruteri | Zuckerberg kerkon falje
Janë vënë në pranga tre të rinj nga Shkodra pasi u kapën në flagrancë në tentativë për të përfituar nëpërmjet mashtrimit shumën prej 130,000 eurosh. Qytetaret, Jasmin Pepaj 40- vjeç, Rezart Pepaj 31-vjeç dhe Sherif Kadroviç 36-vjeç , banues që të tre në Shkodër kryenin veprimtarinë kriminale të mashtrimit në disa biznese të ndryshme. Në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 142 600 euro. Njoftimi i Policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Signal”. Operacioni, për goditjen e një grupi që kryente veprimtarinë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin. Vihen në pranga 3 shtetas nga Shkodra, të cilët u kapën në flagrancë në tentativë për të përfituar nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 130 000 eurosh. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan 12 600 euro të tjera. Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Signal”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, shtetasit: -J. P., 40 vjeç, R. P., 31 vjeç dhe Sh. K., 36 vjeç, të tre banues në Shkodër. Drejtoria Hetimore kishte siguruar informacione falë inteligjencës informative, se disa shtetas kryenin veprimtarinë kriminale të mashtrimit, në disa biznese të ndryshme. Këta shtetas prezantoheshin si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, për të përfituar shuma të konsiderueshme parash në euro. Bazuar në këto informacione, Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim. Si rezultat i përdorimit të metodave speciale të hetimit dhe bazuar në provat e mjaftueshme të siguruara, në kuadër të operacionit policor të koduar “Signal”, këta shtetas u arrestuan në flagrancë, në tentativë për të përfituar me anë të mashtrimit, në një biznes në Tiranë, shumën prej 130 000 eurosh. Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e shtetasve të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 12 600 euro të tjera, të përfituara nga veprimtaria kriminale e mashtrimit. Në total, në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 142 600 euro. Në lidhje me këtë rast, nga Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për thellimin e hetimeve, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët e bizneseve që të tregohen vigjilentë ndaj rasteve të tilla të mashtrimit, si dhe të denoncojnë menjëherë pranë strukturave të Policisë së Shtetit, në rast sa janë viktima të kësaj veprimtarie kriminale.
Si ndryshon kontrata e re. Matja një herë në 3 muaj…

Ka folur për mediat kosovare Meriton Ahmetaj, 21-vjeçari që ra pre e grabitjes në Shqipëri. Kujtojmë se para disa ditësh makina e tij u grabit nën kërcënimin e armëve. Ai ka treguar se gjatë rrugës në Milot vetura mbrapa kishte lëshuar rrotacionin, duke i kërkuar të hapë krahun.

Meritoni duke gjykuar se mund të jenë policë civilë kishte ndaluar, pasi thotë se në atë moment kishte tejkaluar shpejtësinë nga 60 në 80 km në orë. Ai tha se personat kishin të folurën e veriut dhe ishin me dy vetura me tabela italiane.

Babai i tij, Rrahmani, thotë se qeveria shqiptare duhet ta rrisë sigurinë në rrugë dhe jep vërejtje për numrin e vogël të patrullave në autostradë. Lidhur me rastin Ahmetaj tregon se përveç autoriteteve në Shqipëri, është angazhuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit. Derisa ai thotë se ka adresuar letër edhe presidentit Ilir Meta, nga i cili ka marrë mbështetje për zbardhjen e rastit./express

COMMENTS

WORDPRESS: 0