2020 – Viti më i vështirë i dekadave të fundit

E pazakontë në Gjermani, fëmijët protestojnë për prindërit: Luani me ne, jo me telefonat “
Në Shqipëri është shumë e thjeshtë që fëmijët të blejnë alkool dhe duhan
Harresa e Qeverisë prek mijëra familje në nevojë për energjinë elektrike
auto termeti shqiperi tirane thumane ndertesa rrenoja   r1574882051

            Foto: Tërmeti 26 Nëntor 2019

Ishte tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit 2019 që hapi dyert për probleme dhe vështirësi akoma më të mëdha, një vit që mbylli të gjithë njerëzit brenda në shtëpi për shkak të pandemisë Covid-19 duke shkatërruar ekonominë e të gjithëve.
Edhe para pandemisë kishim të bënim me një ekonomi të brishtë, e cila më pas pësoi goditje të vazhdueshme nga karantina, frenimi i konsumit, rritja e papunësië, tkurrja e turizmit dhe valën e dytë të pandemisë nga gushti, me kosto të rënda në humbjen e jetëve.

 

Fusha më e goditur ishte turizmi:

Turizem 6 892 e1564951894391

                 Foto: Turizmi në Shqipëri

Edhe pse Turizmi në 2019-n arriti në kulmin e tij, duke nxitur interesin për investime në hoteleri e resorte ka rezultuar më i godituri deri tani. Për 11 mujorin hyrjet e shtetasve të huaj ranë me rreth 60% , ose rreth 3.6 milionë persona më pak.
Agjencitë e udhëtimit raportuan një rënie me 86% të indeksit të vlerës në tremujorin e dytë, në raport me të njëjtën periudhë 2019, sipas INSTAT, duke rezultuar sektori më i goditur nga pandemia.                      Ato nuk arritën të rikuperohen as në tremujorin e tretë, ku tkurrja ishte -62%.
Hotelet shënuan një tkurrje të fortë me 61% në tremujorin e dytë dhe mbetën në territor negativ edhe në të tretin, me një rënie dyshifrore prej 31%.Capture 17 768x393 1

Në rënie të fortë ishte dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve, (-55% në tremujorin e dytë) që edhe në të tretin shënoi një tkurrje prej 25%. Shqipëria njihet për numrin e lartë të bareve në raport me popullsinë dhe peshën e lartë që ato kanë në punësim (rreth 18 bare e restorante që punësojnë gati 50 mijë persona, sipas INSTAT).

 

Transporti

unnamed

Foto: Transporti publik në Tiranë

Pas turizmit, transporti ka pësuar më shumë humbje nga kufizimet, të cilat kanë zgjatur përtej tremujorit të dytë, sidomos për atë ndërkombëtar. Transporti urban u ndikua që në tremujorin e parë, ndërsa ai ujor dhe ajror në të dytin dhe mbetën në territor negativ edhe në të tretin.

Ndërsa në transportin ujor, rënia ishte më e moderuar, e ndikuar nga ai i pasagjerëve, (import-eksporti i mallrave vazhdoi rregullisht), ai ajror u tkurr më ndjeshëm, me -50% në tremujorin e dytë e të tretë, pasi kishte nisur një vit shumë pozitiv, duke qëndruar në të njëjtat shifra negative edhe gjatë kulmit të sezonit turistik.

 

Industria nxjerrëse dhe përpunuese

auto 19indus1553004794

           Foto: Industria nxjerrëse

Industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese shënuan ecuri negative në të tre tremujorët, më i fortë në të dytin (-27%).
Tkurrja më e madhe ishte në industrinë nxjerrëse, teksa në prill disa prodhues të mëdhenj të naftës, përfshirë Bankers Petroleum, ndërprenë përkohësisht prodhimin. Më pak e ndikuar ishte industria përpunuese, që u gjallërua sidomos në tremujorin e tretë.

Industria e tekstileve dhe veshjeve u rrit me 3.1% në tremujorin e tretë, pas tkurrjes me 15% në të parin dhe 10.8% në të dytin. Më e fortë ishte rënia e industrisë së këpucëve, që ishte me ecuri negative në të tre tremujorët, më i forti në të dytin, me 36%.

Industria Ushqimore, Pije, Duhan nuk arriti të përfitojë nga situata, duke u reduktuar me përkatësisht -24.9% në të dytin dhe -10.9%, e ndikuar nga ecuria e prodhuesve të birrave e pijeve.
Ecurisë pozitive i është rikthyer prodhimi i drurit në tremujorin e tretë (+3.9%), pas rënies së lehtë në dy periudhat e mëparshme, me më pak se 6%.
Metalurgjia ka ndalur rënien në tremujorin e tretë, pas tkurrjes prej më shumë se 20% në 6 mujorin e parë.

Tregtia, rënie e lehtë

Aktiviteti tregtar ka shënuar ecuri më të mirë kët vit, duke u udhëhequr nga ai i produkteve ushqimore. Tregtia me pakicë ka qenë negative vetëm në tremujorin e dytë (-8.8%), ndërsa ajo me shumicë ra me 4.8% për të njëjtën periudhë.TG

Të dhënat e tjera të indeksit të tregtisë me pakicë bëjnë të ditur se shitjet në dyqanet e vogla të lagjeve janë rritur, ndërsa në qendrat e specializuara janë tkurrur lehtë. Shqiptarët shpenzojnë rreth 42% të totalit për ushqimeve dhe kjo është reflektuar dhe në indeksin e vlerës të produkteve ushqimore. Ndërsa në rritje kanë ardhur dhe shpenzimet për produkte mjekësore, të ndikuara nga pandemia.

 

Pandemia po nxit informatizimin

Karantina nxiti punën nga shtëpia dhe shtyu bizneset drejt tregtimit online, duke rritur kërkesën për produkte informatike. Aktiviteti i programimit të kompjuterave, sipas INSTAT, është i

PRGvetmi që ka shënuar ecuri pozitive në të tre tremujorët, madje në të tretin shënoi rritje të fortë prej 22%.
Krizës i ka rezistuar disi dhe sektori i telekomunikacioneve, me një rënie prej pak më shumë se 6% me bazë vjetore në tremujorin e dytë dhe të tretin.

Ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme në lulëzim

Nëse ka një sektor që ka vijuar i pashqetësuar ecurinë në kohë pandemia, madje me rritje të fortë është ai i pasurive të paluajtshme.

Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se transaksionet e pasurive të paluajtshme (shit-blerjet e pronave) shënuan një nivel rekord për 9 muajt e vitit. Aktiviteti i pasurive të paluajtshme është i vetmi që ka shënuar rritje për 9-mujorin, sipas të dhënave të Prodhimit të Brendshëm Bruto të INSTAT.

Ndërsa ndërtimi u tkurr me 11.6% me bazë vjetore në tremujorin e parë, i ndikuar më shumë nga tërmeti. Më pas, sektori e mori veten, duke u zgjeruar me 2.8% në tremujorin e dytë dhe gati 17% në të tretin, duke u bërë një faktor kryesor në rritjen ekonomike për këtë periudhë.

Përshtatur nga Informim.Al / Burimi: Monitor.Al

COMMENTS

WORDPRESS: 0