20 rrugë për 20 gra të vrara”, aksioni i aktivisteve feministe mbrëmjen e djeshme (Foto Lajm)

20 rrugë për 20 gra të vrara”, aksioni i aktivisteve feministe mbrëmjen e djeshme (Foto Lajm)

Masat anti-Covid/ Komisioni i Apelit lë në fuqi gjobën 50 milion lekë për Elton Debreshin, ndërkohë Rama fton qytetarët t’i bashkohen festës së fitores së PS
Rosaku i rrallë shumëngjyrësh …
Dua Lipa admiron gatimin e nënës së saj (Foto)

20 (njëzet) rrugë për 20 (njëzet) gra të vrara”, ishte aksioni i mbrëmjes së djeshme i aktivisteve feministe në kujtim të grave të vrara përgjatë vitit 2021 në Shqipëri.

Mbi tabela në formën e atyre që mbajnë emrin e rrugëve ekzistuese,  aktivistet kanë shkruajtur emrin e viktimës dhe shkakun e vdekjes së shkaktuar nga dhuna patriarkale.

“Hapësira publike, kryesisht monopol patriarkal, është zaptuar përmes zëvendësimit të 20 emrave të rrugëve të kryeqytetit, me emrat e 20 viktimave të femicidit përgjatë gjithë vitit të shkuar, përfshirë rastin më të fundit, atë të Gjyle Topallit, disa ditë më parë, në Vaun e Dejës.”– shkruhet në komunikatën e aktivisteve.

Pavarësisht të ftohtit të mbrëmshëm, tashmë 20 (njëzet) rrugë të kryeqytetit mbajnë emrat e grave të cilat kanë humbur jetën me dhunë nga bashkëshortët, ish-bashkëshortët, partnerët apo ish-partnerët e tyre.

Komunikata e plotë e aktivisteve:

PRIVATJA ËSHTË PUBLIKE:  20 RRUGË PËR 20 GRA TË VRARA NË NJË VIT!

“Mbrëmjen e djeshme, aktivistet e Kolektivit Feminist në Tiranë, ndërmorën një aksion simbolik dhe ndërgjegjësues, në kujtim të grave të vrara nga dhuna patriarkale në Shqipëri.

Hapësira publike, kryesisht monopol patriarkal, është zaptuar përmes zëvendësimit të 20 emrave të rrugëve të kryeqytetit, me emrat e 20 viktimave të femicidit përgjatë gjithë vitit të shkuar, përfshirë rastin më të fundit, atë të Gjyle Topallit, disa ditë më parë, në Vaun e Dejës.

Në një shoqëri ku dhuna strukturore dhe patriarkale i shndërron gratë në  viktima dhe burrat në kriminelë e ku krimi justifikohet e për të cilin vazhdimisht fajësohet viktima, reagimi masiv për një transformim rrënjësor është domosdoshmëri.

Mbi të gjitha, vrasja e grave dhe dhuna me bazë gjininë, nuk janë çështje private por shoqërore dhe politike. Për pasojë, adresimi i tyre meriton vëmendje gjithpërfshirëse dhe akte konkrete institucionale që garantojnë drejtësi për viktimat; mbrojtje, siguri e mirëqenie për të mbijetuarat dhe politika sociale që parandalojnë dhunën dhe hapin rrugën për barazi e drejtësi sociale.

Në kujtim të secilës që u nda dhunshëm, bashkohemi në përpjekjen e vazhdueshme për një jetë me dinjitet dhe në liri!

Lumturie Bici, 50 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Librazhd, 2021

Klarita Ismalaja, 45 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Krujë, 2021

Diana Vuka, 59 vjeç, vrarë nga i vëllai, Shkodër, 2021

Zhaneta Metane, përdhunuar, shfrytëzuar për prostitucion dhe vrarë nga Përparim Tela, Tiranë, 2021

Kristina Bardhi, shfrytëzuar për prostitucion dhe vrarë nga Përparim Tela, Tiranë 2021

Liljana Buzo, 54 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Elbasan, 2021

Dorina Alla, 39 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, në prani të fëmijëve, Itali, 2021

Fëllënza Shirja, 45 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Kavajë, 2021

Irvana Hyka, 28 vjeç, vrarë nga bashkëshorti në prani të fëmijëve teksa ishte shtatzënë, Fier, 2021

Luljeta Heshta, 47 vjeç, vrarë nga partneri, Itali, 2021

Sanije Bandula, 83 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Shkodër, 2021

Anisa Shehu, 31 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Greqi, 2021

Joana Peca, 27 vjeç, qëlluar nga bashkëshorti në prani të fëmijëve, Florida, SHBA, 2021

Sabrina Bengaj, 23 vjeç, vrarë nga ish-bashkëshorti, Fier, 2021

Violeta Gurraj, 47 vjeç, vrarë në shtëpinë e saj nga bashkëshorti, Shkodër

Fëllënxë Rrasa, 45 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Divjakë, 2021

Jawsackie Jaboah, 31 vjeç, vrarë nga bashkëshorti shqiptar, Tiranë, 2021

Elinda Topalli, 50 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Austri, 2021

Elona Ibrushi, 36 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Greqi, 2021

Gjyle Topalli, 40 vjeç, vrarë nga ish-bashkëshorti, Vau i Dejës, 2022

Fotografi gjatë aksionit: 9D455418 0D0B 446C A299 C408831EEE06 02F93337 4F91 4889 943F 3B8E03715688 FB83C276 9564 4922 8674 4EF4624D0411 A0F6AAF0 A6C8 48BE 9E9D 2BD493C9AFE8 517D4022 5112 4F7C 96CB 451AB83CF041 F6E52D5A D927 4855 A4B9 0D348505AA25 497E709F DE54 4D18 88EE AFF922D48B83 8A039DFA 6D9F 401C 97AE 34CF53888830 C621687F 011F 4C40 9B29 08665F705C89 2944E1DF B9FA 4C52 9CEF 768AA7FFF7FD 74B6520C B415 4B7F BB97 4CC8D36F19FD 4A67256B 2378 4D9E 89F5 3B657616CF76 4B965693 ED17 4B38 81FC 8AE54794E535 2797A4D1 02E6 4F4A 840C A9DA018439FE D7EAF9CD 8B8C 4C95 BD0F 24C83DFDB519

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0