19 gra dhe fëmijë kthehen nga kampet e refugjatëve në Siri

19 gra dhe fëmijë kthehen nga kampet e refugjatëve në Siri

Studimi tregon se 1 miliard të rinj janë në rrezik për humbjen e dëgjimit
Gjinar : A po zbehet kjo zonë turistike?
Një qytet-shtet lundrues! Bërthama e shtetit të ri do të nisë me 300 banesa, që do të ndërtohen mbi një platformë lundruese,

Disa familje shqiptare në kampin Roj të refugjatëve në Siri do të kthehen në Shqipëri.

Një gazetar i NBC News ka publikuar në Twitter një pamje të disa grave dhe fëmijëve shqiptarë që do të riatdhesohen.

Ai njofton se në total do të kthehen në Shqipëri 19 gra dhe fëmijë.

“Departamenti i Jashtëm në Administratën Autonome njoftoi se ata i dorëzojnë disa familje të ISIS qeverisë shqiptare”, shkruan gazetari.

Pas publikimit të këtij lajmi në Twitter, kryeministri Rama bëri të ditur se ndodhet në Beirut për riatdhesimin e 5 grave dhe 14 fëmijëve nga kampi Al Hol në Siri.

Më shumë të dhëna për këtë operacion pritet të jepen në një konferencë për shtyp që është parashikuar rreth orës 18:30.

Në tetor 2020 në Shqipëri u riatdhesuan 5 qytetarë nga kampet në Siri.

Pjesa më e madhe e personave në këto kampe janë familjarë të anëtarëve të grupit islamik ISIS të cilët kanë shkuar të luftojnë për këtë grup dhe kanë marrë me vete familjet e tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0