“17-vjeçari tentoi të mbronte të atin”/ Babai i kishte dalë djalit para kur mbaroi shkollën, u vranë në hyrje të një lokali.

“17-vjeçari tentoi të mbronte të atin”/ Babai i kishte dalë djalit para kur mbaroi shkollën, u vranë në hyrje të një lokali.

Ekzekutohet pa mëshirë biznesmeni i njohur. Gruaja i kishte rënë viktimë e atentatit ndaj tij
Elbasan/Flet nëna e dy vëllezërve Kovaçi
Vrasja tek Ura e Dajlanit: aktivistët apelojnë për drejtësi

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e dyfishtë në Klos, ku mbetën të vrarë babë e bir. Mësohet se Ilir dhe Kenado Shira u vranë me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar, në rrethana që ngelen mister. Mendohet se dy të plagosurit ka dyshime e janë kalimtarë të rastit.

Sipas Ballkan web djali 17-vjeçar ndiqte shkollën profesionale në Klos, ndërkohë që babai i kishte dalë para që më pas të dy të ktheheshin me furgon drejt fshatit të tyre, Fullqet. Në hyrje të një lokali në këtë qytet, ata janë qëlluar me armë, ndërsa për pasojë të plagosur kanë mbetur dhe dy të tjerë. Mësohet se 17-vjeçari humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i tij qëndroi për 1 orë e gjysmë në trotuar, deri sa të vinte ambulanca. Po ashtu thuhet se djali i kishte dalë në mbrojtje babait të tij, duke mbetur dhe vetë i vrarë. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, babai i 17-vjeçarit mund të kishte shpëtuar, por nuk iu dha ndihma e nevojshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0