162 qytetarë çojnë patronazhistët në SPAK

162 qytetarë çojnë patronazhistët në SPAK

Durrës :Rruga drejt pikës piktoreske Kodër Vilë e harruar, banorët Burim aksidentesh
Tiranë/ Aksidente, dhunë në familje dhe përndjekje, vihen në pranga 11 persona
Ndërtim pa leje, akuzë 60-vjeçares së sëmurë me tumor/ Ligji godet të pamundurit dhe kursen biznesmenët e pallateve pa leje

162 qytetarë të Tiranës kane kërkuar në SPAK që të dhënat personale të tyre të fshihen nga serverat e Partisë Socialiste dhe kjo e fundit të ndëshkohet me gjobë. Në padinë e dorëzuar në SPAK thuhet se mbledhja, përpunimi dhe publikimi i të dhënave personale të qytetarëve nga Partia Socialiste është e paligjshme.

Për pasojë ata kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave nga çdo pajisje elektronike e PS dhe strukturave të saj. Qyetetarët pretendojnë se nga mbledhja, përpunimi dhe publikimi i të dhënave ata janë cënuar dhe për këtë arsye kërkojnë dëmshpërblim nga PS.

162 qytetarët e Tiranës janë përfaqësuar në SPAK nga organizata GUXO.

Në muajn prill, Lapsi.al publikoi lajmin se Partia Socialiste ka një bazë me të dhënat e qytetarëve, të cilat i përdor për t’i përgjuar ata në lidhje me bindjet e tyre politike. Të dhënat pretendohej se ishin marrë nga portali qeveritar e-albania.

Më pas të dhënat e rreth 910 mijë qytetarëve të Tiranës rrodhën në internet nga burime të panjohura ku mund të shkarkoheshin nga të gjithë qytetarët. Ato përfshinin numrat e kartave të identitetit, numrat e telefonëve, vendin e punës si dhe preferencat politike të qytetarëve.

SPAK nisi një hetim dhe urdhëroi konfiskimin e serververit të Lapsi.al, vendim i cili u kundërshtua nga Gjykata e te drejtave te njeriut.

Partia Socialiste dhe kryeministri Rama nuk e mohuan ekzistencën e një baze të tillë të dhënash. Ata pranuan se të dhënat e qytetarëve mblidheshin nga individë që në PS quhen patronazhistë.

Por Rama tha se baza e të dhënave e dalë nga Lapsi.al ishte e ndryshme me atë që ka PS dhe se të dhënat e publikuara nuk janë sensitive.

Opozita ka akuzuar qeverinë se ka përdorur të dhënat e qytetarëve nga e-albania për t’i përgjuar dhe deformuar vullnetin e tyre në zgjedhje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0