14 vjeçarja qep këpucë  për të luftuar varfërinë dhe e vendosur për të ndjekur ëndërrën e saj

14 vjeçarja qep këpucë për të luftuar varfërinë dhe e vendosur për të ndjekur ëndërrën e saj

Kush do kujdeset për shëndetin e shqiptarëve, mjekët emigrojnë në Gjermani!
SOT DITA BOTËRORE E TË MOSHUARVE
“Protesta e Këpucëve” qytetarët kërkesa për të luftuar ‘krizën klimaterike’

Varfëria ekstreme e detyron Eriseldën 14 vjeçe që të punojë për të siguruar jetesën. Gishtat e saj janë të shpuara nga gjilpëra që përdor gjatë natës për të qepur këpucë. Tashmë prej 3 vitesh ajo i vjen në ndihmë prindërve të saj për ti bërë ballë jetës, punë të cilën e ka mësuar nga e ëma.
Ajo arrin të qepë gati 13 palë këpucë në ditë dhe paguhet vetëm 24 lekë për një palë. Disa orë të mira pune gjatë natës përkthehen në 312 lekë. Së bashku me mamnë dhe motrat më të vogla arrijnë të qepin 30 palë këpucë, për të cilat paguhen 720 lekë. Sipas rasteve atyre iu duhet të punojnë gjatë gjithë natës që në mëngjes puna e tyre të paguhet.
Eriselda e bëri publike historinë e saj në rubrikën “Ka një Mesazh për Ty”, në e Diela Shqipëtare. Historia që ajo solli nuk është vetëm e saj, por e shumë fëmijëve që detyrohen të punojnë dhe që kanë kaluar e po vahdojnë të kalojnë nëpërmjet shtigjeve të njëjta sikur Eriselda. Qëllimi i saj ishte t’i jepte një mesazh të fortë nënës së saj e cila nuk kishte një djalë por vetëm 4 vajza. “Mami ti ke 4 vajza të cilat nuk do të të lënë kurrë vetëm, dhe unë do të arrij çdo synim që i kam vënë vetes për të të bërë ty krenare”.- rrëfehet ajo.
14 vjeçarja është motra më e madhe dhe kushedi sa herë i ka parë sytë e nënës se saj me lot, sepse nuk ka lindur një djalë. Në shqipëri preferohet që një familje të ketë sa më shumë djem, në mënyrë që të bëhen mbështetje financiare dhe të kujdesen për prindërit kur të jenë të moshuar.
Mentaliteti maskilist i rrënjosur në shoqërinë shqipëtare shumë nënave ju vë stigmën shoqërore, duke ju ushtruar atyre një presion psikologjik dhe shkaktuar pasiguri për të ardhmen. Pikërisht kjo e ka shtyrë Eriseldën që t’i bëjë nënës së saj një premtim, ku e siguron atë që nuk do të mbetet kurrë vetëm.
Pavarësisht barrës që vajza me origjinë nga Dibra ka mbi supe, ajo gjen kohën për t’i vënë vetes qëllime dhe krijojë ëndërra për të ardhmen e saj. Dyshimi dhe mosbesimi i të tjerëve që një vajzë nga një familje e varfër, si një pjesë e madhe e familjeve shqipëtare nuk e pengojnë atë, madje i japin asaj një motiv edhe më të fortë për të mos u dorëzuar. Beson se duke punuar fort dhe mësuar mund të arrihet çdo gjë. Kush më mirë sesa Eriselda mund ta dijë këtë?
Për të shkuar në shkollë Eriseldës i duhet të bëjë pothuajse 2 orë vajtje, po aq edhe ardhje. Si të mos mjaftonte kjo rrugës për në shkollë, përveç çantës duhet të marrë edhe dru zjarri për t’u ngrohur gjatë periudhës së dimrit. Fenomen ky i cili ndodh me një pjesë të mirë të fëmijëve nga zonat rurale. Në kohët me mot të ftohtë ata duhet të marin dru nga pylli për t’u ngrohur sepse klasat e tyre nuk përngjajnë aspak me ato të shkollave private apo atyre të kryeqytetit. Ëndërrat e këtyre fëmijëve për të ja dalë mbanë thuren në një realitet të hidhur.

COMMENTS

WORDPRESS: 0