Që 14-vjeç isha e detyruar të punoja për të ndihmuar familjen që të ushqehej.

Familja nga Durrësi : “Shembulli i mjerimit dhe fytyrës së mungesës së papunësisë”! 
Plagoset një minator në një galeri në Bulqizë, niset me helikopter drejt Tiranës
Gjykata Drejtave të Njeriut/ Policia shkel nenin 3 të Konventës ndaj tre anëtarëve të minoritetit rom

Fatkeqësisht “Varfëria” mbetet një plagë e shoqërisë shqiptare.Kësaj here ajo ka trokitur në dyert e emisionit “E diela Shqiptare në rubrikën “Ka një mesazh për ty. Vajza për shkak të kushteve të vështira ekonomike është detyruar të braktisë shkollën e të punojë që në moshë të hershme(në moshën 14vjecare) për ti ardhur në ndihmë familjes së saj, e cila përbëhet nga nëna dhe dy motrat. 20 vjecarja tregon mes lotëve braktisjen e të atit dhe varësine e këtij të fundit ndaj  alkoolit ,shkakun kryesor të divorcit të prindërve. Vajza pohon se ka qenë shumë e vështirë të përballojë jetesën, pasi aktualisht jeton me qera. Të ardhurat nga puna që kryen janë të pamjaftueshme për të përballuar nevojat e jetës së përditshme dhe pagesën e qerasë. Sakrificat e saj kanë qenë të shumta, ku midis tyre ajo veçon kontributin e saj në  arsimimin e motrave, duke hequr dorë nga ëndrrat e saj. Ndryshe nga moshataret të cilat “reklamojnë veshjet në rrjetet sociale”, ajo nuk ka mundur të blejë një veshje të re. 

COMMENTS

WORDPRESS: 0