100 euro më shumë në pagë për çdo libër të lexuar / Kështu inkurajohen  punonjësit e një kompanie ndërtimi në Bergamo

100 euro më shumë në pagë për çdo libër të lexuar / Kështu inkurajohen punonjësit e një kompanie ndërtimi në Bergamo

Sot miratohet buxheti 2023/Pedagogët protestë para Kuvendit
Studentët kundër Salvinit: Nuk mund të rrijnë duarkryq duke ditur se gati 200 persona bllokohen me ditë mbi një anije, sikur të ishin kafshë!
Elbasan/ Ikin banoret, mbyllen 4 shkolla

 “Për secilin libër të lexuar dhe ndarë  më shumë informacione mes  kolegëve ne ju paguajmë 100 euro.”

Libri është në ditët e tij më të vështira. Shumë të rinj e kanë humbur kontaktin me librin pasi fokusi i tyre është mbi rrjetet sociale dhe mundësive që ofron teknologjia. Gjithashtu edhe efektet e pandemisë së Covid 19-të, si mësimi online në distancë  e kanë thelluar hendekun mes librit dhe nxënësve. Në një situatë të tillë është për tu vlerësuar një iniciativë e një kompanie ndërtimi në Bergamo, e cila shpërblen punonjësit e saj me nga 100 euro për çdo libër të lexuar.

Kompania “Vanoncini Edilizia Sostenibile S.p.A.” në sektorin e ndërtimit  ka të punësuar rreth 80 punëtorë dhe kërkon nga ata që të angazhohen sa më shumë në lexim, për të promovuar kulturën midis punonjësve të saj, shkruan Il Primato Nazionale

100 euro për çdo libër të lexuar

Ideja vjen nga CEO I kompanisë  Danilo Dadda, i cili ua propozoi punonjësve në janar, duke marrë tashmë mbështetjen e plotë nga stafi. “Unë besoj fort në vlerën e kulturës dhe arsimit: Unë jam i pari që marr përsipër të lexoj dhe studioj. Por unë e di që, ndonjëherë, lodhja ose, ndoshta, pak përtesa i mban njerëzit larg leximit. Kështu që mendova të inkurajoja bashkëpunëtorët e mi për të lexuar dhe krijova dy raste në muaj ku ata mund të prezantojnë ose marrin pjesë në prezantimin e një libri. Anëtarësimi që mora ishte i plotë dhe madje më entuziast sesa mund të prisja ”. –  shprehet ai.

Si funksionon iniciativa?

Mekanizmi i Klubit të Librit është i thjeshtë dhe funksionon kështu: punonjësi zgjedh një libër të zgjedhur nga një listë me 60 tituj. Pasi ta lexojë, është detyra e tij të përgatisë një fletë prezantimi për t’u prezantuar kolegëve dhe drejtuesve  gjatë dy takimeve të caktuara çdo muaj. Për çdo prezantim të bërë, jepet një kupon me vlerë 100 euro i cili shumëfishohet në bazë të numrit të librave të lexuar. Nxitje shtesë ofrohen nëse libri i paraqitur është i shkruar në anglisht.

Burimi: Il Primato Nazionale

Përshtati: Informim.al

COMMENTS

WORDPRESS: 0