“10 milionë njerëz pa energji elektrike”/ Temperatura të ulëta dhe borë, vështirësohet situata në Ukrainë

“10 milionë njerëz pa energji elektrike”/ Temperatura të ulëta dhe borë, vështirësohet situata në Ukrainë

Vajza në koma prej tre javësh rihap sytë falë zërit të Gigi D’Alessio
Jamal Khashoggi, vrasja që tronditi një aleancë
Sillni mikun tuaj për të marrë vaksinën dhe do të merrni 50 franga zvicerane, ose 46 euro, si shpërblim.

Ukrainasit po përballen me ulje temperaturash dhe borë, ndërsa mungesa e energjisë elektrike po e vështirëson akoma më shumë situatën.
Tashmë 10 milionë banorë në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike, e cila pasohet me mungesë ngrohjeje.
Inxhinierët po përpiqen të rregullojnë sa më parë defektet, por dëmet e shkaktuara nga sulmet ruse janë të konsiderueshme.
Për shkak të një rënie dramatike të temperaturave, konsumi i energjisë elektrike po rritet çdo ditë në ato rajone të Ukrainës ku furnizimi tashmë është rikthyer pas sulmeve masive me raketa më 15 nëntor, në infrastrukturën energjetike. Kjo e komplikon situatën tashmë të vështirë në sistemin energjetik”, tha Ukrenergo, një operator i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Ukrainë dhe i vetmi në transmetimin e tensionit të lartë të vendit.
Ukrenergo deklaroi se po kufizonte përdorimin e energjisë elektrike në disa zona si një masë e nevojshme për të ruajtur stabilitetin e sistemit energjetik, ndërsa ekipet po punojnë për rregullimin e problematikave.
Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, breshëria e fundit e bombardimeve nga Moska synoi infrastrukturën energjitike në shumë qytete të Ukrainës, duke lënë 10 milionë njerëz pa energji elektrike.
Top Channel

COMMENTS

WORDPRESS: 0