10 Dhjetor – Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

10 Dhjetor – Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Apeli i 62-vjeçarit: Ja arsyeja absurde pse nuk përfitoj statusin” i paaftë për punë
Bashkia Durrës “heshtje varri” : Ja nga çfarë po helmohen studentët
Ndodh për herë të parë në Shqipëri, të moshuarit burg të veçantë me pamje nga liqeni

Data 10 Dhjetor festohet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare për të Drejatve të Njeriut.  Ajo u vendos në shenjë nderimi të miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut më 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.  Festimi i kësaj dite formalisht e ka pikënisjen që në 1950, me nismën e Asamblesë nëpërmjet Rezolutës 423, ku kjo ditë do të caktohej si Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

Me 48 vota pro për miratimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, përveç hartimit të një akti formal, u bë edhe vendosja e një standardi të përbashkët për këto të drejta për të gjithë njerëzit dhe për të gjitha shtetet.

Me zhvillimet e pas-luftës  së Parë Botërore u bënë përpjekje me për të arritur një mirëkuptim në nivel ndërkombëtar për njohjen e këtyre të drejtave dhe mbarëvajtjen e paqes botërore. Lufta e Dytë Botërore tregoi qartë që kjo nismë nuk pati suskes dhe si rezultat u themelua një organizatë e re ndërkombëtare që do të vendoste si pikë kyçe në axhendën e saj mbrojtjen e të drejtave të njeriut.  Kjo është edhe një ndër arritjet më të mëdha të OKB-së.

Megjithatë Deklarata Universale e të Drejtave të njeriut nuk është e detyrueshme për shtetet që e kanë ratifikuar atë, ajo i ka hapur rrugë thuajse 60 instrumentave të tjerë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, që së bashku përbëjnë standartin ndërkombëtar.  Kjo Delaratë i thërret shtetet, shoqërinë dhe çdo individ që të punojnë në mënyrë progresive për të garantuar dhe monitoruar respektimin dhe aplikimin e të drejtave të tyre.

Si garanci për mbrojtjen e këtyre të drejtave u formua edhe Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ku individët mund të dërgojnë çështje nëse shtetet palë të Konventës kanë shkelur të drejtat e tyre. Vendimet e kësaj Gjykate janë të detyrueshme për t`u ekzekutuar nga Palët e Larta Kontraktuese dhe monitorohen nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0