​Projektligji i minoriteteve është në Parlament, por mund të rihapet sërish procesi i konsultimit

Hapja  e shkollave në shtator. UNICEF raporton 41% e shkollave nuk plotësojnë shërbimin bazë të ujit të pijshëm.
Ndryshimi i orës, merret vendimi …
Ndotja në Bulqizë: mbeturinat digjen në ambjent të hapur

Një ligj i ri për statusin dhe të drejtat e minoriteteve në Shqipëri pritet të aprovohet në parlament. Në bazë të këtij ligji do të njihen edhe dy minoritete të tjera në vendin tonë, ai Boshnjak dhe Egjyptian.
Ligji i ri, i cili pritet të aprovohet rreth mesit të muajit tetor, i jep minoriteteve të drejta të një standarti ndërkombëtar. Projektligji i cili tashmë është në kuvend, është hartuar nga një grup i përbashkët pune  në të cilin kanë marrë pjesë katër ministri dhe ka zgjatur tre vite.

Drafti, i cili ju prezantua për herë të parë komisionit parlamentar  javën e shkuar është gjithashtu edhe një kërkesë e Komisionit Europian si një nga pesë kriteret që Shqipëria duhet të përmbushë për të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. “Respektimin i të drejtave të njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve” është një ndër to.

Sipas këtij projektligji Shqipëria do të njohë për herë të parë tetë minoritete, ndryshe nga mëparë që njihte vetëm gjashtë.Për herë të parë në listën e minoriteteve të përbërë nga ai Grek, Maqedonas, Vllah, Romë, Serb, do të shtohen edhe minoriteti Egjiptian Boshnjak dhe ai Malazez.

Egjiptianët dhe romët kanë kërkuar kuota te rezervuara në ķëshillat bashkiak si dhe detyrimin e bashkive ku jeton një % e konsiderueshme anëtarë të pakicave të përcaktojnë buxhet specifik për aktivitete kulturore të tyre. 
Por Bullgaria ka shprehur pakënaqësit e saj në lidhje me këtë ligj, i cili lë jashtë minoritetin e saj në Shqipëri. Gjatë shkurtit këtij viti, përfaqësuesit e Bullgarisë Andrey Kovatchev dhe Angel Dzhambazki në Parlamentin Europian, kërkuan një rezolutë mbi të drejtat e minoritetit bullgarë në Shqipëri e cila u pranua në PE, por gjithsesi ligji i ri mbi pakicat në Shqipëri nuk e përfshin këtë pakicë.

Sipas asaj që raportohet në media, ambasadori Bullgar ka patur edhe një takim me kreun e komisionit parlamentar për ta bindur për të rihapur edhe njëherë procesin e konsultimit dhe për të dëgjuar arsyet se pse bullgarët duhen regjistruar si një minoritet në Shqipëri. Nga ana jetër një peticion nga komuniteti bullgar mbi këtë çështje mund të dorëzohet shumë shpejt në Parlamentin e Shqipërisë.

Nëse projektligji gjen përkrahje në parlament, për herë të parë në Shqipëri do të sigurohet me ligj e drejta e minoriteteve për të përdorur gjuhën e tyre (nëse do të plotësojnë 20% të popullsisë) në institucionet e autoriteteve lokale.

COMMENTS

WORDPRESS: 0