​Komuniteti egjiptian në Shkodër s’ka as ujë të pijshëm

​Komuniteti egjiptian në Shkodër s’ka as ujë të pijshëm

Institucioni i Avokatit të Popullit prej dy vjetësh kërkon që të përgjysmohen ose të hiqen tarifat e studimit për kategoritë e studentëve
Korçë/Mjeku i njohur Kujtim Shabani pritet të nderohet me titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes.
Shkodër / Rreth 1500 invalid do të mbesin pa shërbim urban

Banorë të Komunitetit Egjiptian në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës në Shkodër janë lënë në harresë nga Bashkia e këtij qyteti.Banorët e këtij komuniteti shprehen se kanë marrë premtime, por gjithçka më pas është harruar.

Banorët thonë se premtime kanë marrë për të rregulluar shtëpitë, për të sjellë ujin e pijshëm dhe pavarësisht premtimeve situata vijon të jetë e njëjtë, ujin e pijshëm e marrin nga lumi Buna.

Një nga banorët e këtij komuniteti është shprehur se po jetojmë në kushte shumë të vështira që I kalojnë edhe vendet më të varfëra të botës.

Ja si rrëfehen një prej tyre për ne:

“Na kanë premtuar për të na rregulluar shtëpitë, por nuk na i kanë rregulluar. Pimë ujë Bune. I bëjë thirrje kryetares së Bashkisë së Shkodrës me marrë masa për ne egjiptian. Të vijë dhe ta shoh se çfarë uji pimë ne, ne pimë ujë të Lumit Buna”

Banorët thonë se do të organizojnë protesta nëse bashkia nuk u jep një zgjidhje për situatën e krijuar dhe e mospërfillur prej vitesh.

Uji i pijshëm, ndihma sociale dhe strehimi janë tre problemet kryesore të këtij komuniteti I cili sot gjendet pa përkrahje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0