​Banka Botërore: Gjysma e shqiptarëve jetojnë me 5 dollarë në ditë, 20 mijë persona në varfëri ekstreme

​Banka Botërore: Gjysma e shqiptarëve jetojnë me 5 dollarë në ditë, 20 mijë persona në varfëri ekstreme

Të jesh i papunë apo të punosh për tu shfrytëzuar?
Shpërblimi për pensionistët, ja kur do të shpërndahen(datat)
Eurostat – Shqipëria zhytet në borxhe gjatë pandemisë

Ndërkohë që në vend pretendohet një rritje ekonomikë, varfëria mbetet e ende në shifra të larta, ku të ardhurat për frymë për gjysmën e popullsisë janë vetëm 5 dollarë në ditë. Ndërkohë  gjendja është shumë më e vështirë për 20 mijë e 300 qytetarë të Shqipërisë, të cilëve u duhet të përballojnë jetesën vetëm me 1.9 dollarë në ditë, duke jetuar kështu në një varfëri ekstreme.
Banka Botërore nëpërmjet një raporti shprehet se në Shqipëri është shumë i përhapur varfëria e moderuar. Sipas këtij raporti 1 milionë qytetarë të Shqipërisë, shifër e cila përkthehet në 32.8% e popullsisë së vendit jeton vetëm me 5 dollarë në ditë, me të cilat arrinë të plotësojë nevojat bazë të jetesës.

Ekspertët e Bankës Botërore nëpërmjet raportit të hartuar shprehen se varfëria ka ardhur me rënie në vendin tonë, por kjo gjë ka ndodhur më së shumti në shtresën e popullsisë e cila jeton me 5 dollarë në ditë, ndërsa për pjesën e personave që jetojnë në varfëri ekstreme, rritja e të ardhurave është shumë e vogël.

Nga ana tjetër BB e parashikon që rritja ekonomike e Shqipërisë përgjatë dy viteve të ardhshme do të qëndor mesatarish 3.5%.  Ndërkohë që sugjerimet që banka i jep qeverisë shqiptare është të përqëndrohet në krijimin e vendeve të reja të punës dhe të ketë vëmendjen në rritjen e vazhdueshme ekonomike, të cilat janë dy nga faktorët kryesorë për uljen e varfërisë.

Gjithashtu Banka Botërore nuk parashikon një të ardhme të mirë për vendin për sa i përket rritjes ekonomike, pasi shikon risk në eksportet e Shqipërisë si dhe flukset e investimeve të huaja, gjë e cila përkthehet në të ardhura më të ulta tatimore, më pak investime publike, më pak ndihma sociale dhe për rrjedhojë një shtim të varfërisë në vend.

Por në të ardhmen, Banka Botërore sheh me risk eksportet e Shqipërisë dhe flukset e investimeve të huaja, duke i përkthyer më tej në të ardhura më të ulëta.

Nga këto të dhëna të publikuara nga BB, Shqipëria vazhdon të mbetet një nga vendet më të varfërta të Europës, ku edhe në krahasim me vendet e rajonit të ardhurat për frymë të shqipatrëve kanë një diferencë të madhe përballë atyre të fqinjve të tyre.

Sipas raportiti të Bankës Botërore për varfërinë në Shqipëri:

20 300 qytetarë jetojnë me 1.9 dollarë dollarë në ditë

181 225 qytetarë jetojnë me 3 dollarë në ditë

1 milion qytetarë jetojnë me rreth 5 dollarë në ditë

COMMENTS

WORDPRESS: 0