Zyrtarët saudit arrestojnë 11 princat pasi protestuan në një pallat mbretëror mbi masat shtrënguese duke përfshirë edhe detyrimin për të paguar faturat e tyre të shërbimeve.

Zyrtarët saudit arrestojnë 11 princat pasi protestuan në një pallat mbretëror mbi masat shtrënguese duke përfshirë edhe detyrimin për të paguar faturat e tyre të shërbimeve.

FSHATI QË LINDI FISHTËN MBETET PA SHKOLLË
“Aty ku varfëria hyn edhe nga dritaret”!
Të jesh i ndryshëm dhe i pavarur

Autoritetet saudite kanë arrestuar 11 princa pasi protestuan në pallatin mbretëror në Rijad kundër masave shtrënguese duke përfshirë edhe pagesën e faturave të tyre të shërbimeve.

Arabia Saudite ka filluar reformat  duke përfshirë shkurtimin e subvencioneve, futjen e taksës së vlerës së shtuar (TVSH) dhe uljen e përfitimeve të anëtarëve të familjes mbretërore si një përpjekje për të balancuar  deficitine madh buxhetor të shkaktuar nga rënia e çmimeve të naftës.

Rojet që arrestuan princat ishin nga një njësi që përbëhej nga më shumë se 5,000 anëtarë të lidhur me princin e kurorës Mohammed bin Salman

Portali i lajmeve sabq.org tha se princat ishin mbledhur në Qasr a-Hokm, një pallat mbretëror historik, duke kërkuar anulimin e një dekreti mbretëror që ndaloi pagesën e shtetit për faturat e ujit dhe të energjisë elektrike për anëtarët e familjes mbretërore.

Ata gjithashtu kërkuan shfuqizim për një dënim me vdekje të lëshuar kundër një kushëri, tha Sabq.org, pa e përmendur atë.

“Atyre iu kërkua që të ndërprisnin protestën, por ata refuzuan të largoheshin nga Qasr al-Hokm”, tha ëebsajt, duke cituar burime të paidentifikuara.

Burimi shtoi: ‘Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe kushdo që nuk zbaton rregullat dhe udhëzimet do të mbajë përgjegjësi, pavarësisht se kush është ai’.

Ai nuk dha detaje mbi identitetin e princave, por tha se udhëheqësi i grupit ishte identifikuar nga inicialet S.A.S.

Princat u transferuan në burgun Ha’ir të sigurisë së lartë në kryeqytet ‘përpara gjyqit të tyre’, tha Sabq.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0