Zhurma e mushkonjave në shtetin “përbashkët”

Natën nuk më lënë rehat mushkonjat natyrore, ma pinë gjakun. Ditën mushkonjat e partive politike në shtetin e “përbashkët”. I kam me bollëk: në ob

“Shkolla të pasigurta për shëndetin e nxenësve”
“Mes varferise dhe semundjes”: Apeli i nënës së fëmijëve me çrregullime të sjelljes
“Mos u përulni para mjekëve o njerëz dele”/ Miku i mësuesit që humbi jetën nga Covid-19 ngre akuza të forta: Gazjoni vdiq se atyre ju desh…

Rezultate imazhesh për mushkonjat

Natën nuk më lënë rehat mushkonjat natyrore, ma pinë gjakun. Ditën mushkonjat e partive politike në shtetin e “përbashkët”. I kam me bollëk: në oborr, shtëpi, dhomën e gjumit. Dhe, posa e shuaj llambën e tavolinës, turr mbi mua kopeisht mbi kokë pranë veshëve me atë zhurmën e tyre të mërzitshme si helikopterë. E ndez dritën dhe me një libër në dorë i kërkoj mureve nëpër dhumë. E gjeta njërën të strukur tek rafti i librave. Padyshim, është Xhadia. Baaam, e përplas për muri. Hojdodolen tek piktura e Gjelit kryngritës mbi kokë. Gjaku ma skuqi librin. Edhe muret e dhomës gjumit.

E shuaj dritën dhe shtrihem në shtrat. Përinatë, çeta- çeta me të gjitha forcat ajrore ateruan mbi mua si “armik” i shtetit të “përbashkët”. Thashë, me vete: me siguri këto janë gra rrospia. Ndoshta u pri në ballë ajo Xhadia, personazhi kryesor i Librit tim po me të njëjtin titull me publicistikë letrare (2011). Vetëm ato janë të pamëshirshme, thithin gjakun dhe të hanë gjithë natën. E mbuloj kokën me jorgan.

Herët, në mëngjes, mushkonjat e shtetit të “përbashkët” ma prishin gjumin. Gjoja se, i zhdukin mushkonjat natyrore. E di se, këto të ditës janë rrospia meshkuj, nuk janë të rrezikshëm, mund t’i mashtrosh edhe me dritën e ekranit të televizorit. Nateditë, fotografohen para kamerave nëpër debate televizive si “analistë” politik.

Dhe, i lumtur e kaloj ditënatën mes mushkonjave natyrore dhe atyre të partive politike, në shtetin e “përbashkët” ende pa emër…

NGA: KALOSH ÇELIKU

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0