Zëmblak, ish pallati i kulturës i shkatërruar: Rrezikohet edhe qendra shëndetësore

Zëmblak, ish pallati i kulturës i shkatërruar: Rrezikohet edhe qendra shëndetësore

Belësh Elbasan/Banorët bileta e autobusit e shtrenjtë
Shkolla nuk hapi asnjëherë dyert për nxënësit
Elbasan: Banorët të frikësuar, stina e nxehtë shton rrezikun ndaj zjarreve

Ish pallati i kulturës në fshatin Zëmbl ak të bashkisë së Maliqi është kthyer sot në një ngrehinë të shkatërruar dhe në rrezik shembjeje. Kjo godinë që ndodhet në qendër të fshatit,ndër vite është amortizuar dhe dëmtuar aq sa një pjesë e katit të dytë është shembur , duke rrezikuar edhe katin e parë ku ndodhet edhe qendra shëndetësore e këtij fshati. Duke qënë një godinë thuajse e braktisur është kthyer në një vendgrumbullim plehrash dhe burim infeksionesh . Ndërkohë që lagështira dhe myku janë më të paktat që vihen re në ambienet e qëndrës shëndetësore të fshatit Zëmblak. Banorët thonë se ndihen më të rrezikuar, jo vetëm për shkak të fëmijëve, të cilët luajnë shumë afër apo edhe brenda kësaj godine, por edhe sepse një pjese të mirë të tyre,duhet të shkojnë te qëndra shëndetësore per të marë shërbim shëndetësor. Banorët shprehen:
“Është shumë me rrezik kjo godinë, sepse fëmijët këtu luajnë,njerëzit hyjnë e dalin në qendeën shëndetësore. Në këtë godinë nuk është vënë dorë fare”.
“Është një vend shumë i papërshtatshëm për qendër shëndetësore”.
Ka të paktën dy vite që është shembur kati i dytë dhe nuk është marë asnjë masë për zgjidhjen e situatës. Të interesuar pranë njësisë vendore per kujdesin shëndetësor në Korçë.
Drejtori Mikel Llogori thotë se është në dijeni të situatës dhe premton largimin e qendrës shëndetësore të fshatit Zëmblak brenda javës duke e vendosur në një ambient të përshtatshëm ,që do të merret me qera. Nga ana tjetër kryebashkiaku i Maliqit , Gëzim Topçiu thotë se bashkia do të marrë masa për izolimin e godinës së ish -pallatit të kulturës të fshatit Zëmblak ,në mënyrë që të mos rrezikohen jetët e fëmijëve ,që mund të hyjnë në të.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0