Vullkani Etna, ndikim edhe në Shqipëri. Lexoje!!!

  Shpërthimi i vullkanit në malin Etna do të ndikojë tek moti në pjesën më të madhe të Evropës Jugore në fund të kësaj jave. Etna shpërtheu të hë

INSTAT: 47% e grave të punësuara punojnë në sektorin e bujqësisë, kundrejt 35.4% të burrave
Itali,  Rreth 150 romë në Napoli janë përsëri në rrezik nga dëbimi me forcë dhe të mbetën të pastrehë
JEPNI LLOGARI PËR FËMIJËT!

 

etna-italiShpërthimi i vullkanit në malin Etna do të ndikojë tek moti në pjesën më të madhe të Evropës Jugore në fund të kësaj jave. Etna shpërtheu të hënën dhe është vullkani më aktiv i kontinentit evropian.

Gazrat që dalin prej tij kanë vijuar edhe gjatë së martës dhe vijojnë ende. Mali Etna është i vendosur në bregun lindor të ishullit italian të Siçilisë. Hiri i vullkanit që ngrihet në ajër mund të shkaktojë vonesa të vogla për fluturimet e avionëve që udhëtojnë në detin Mesdhe. Efektet më të këqija do të ndihen në Italinë jugperëndimore. Hiri i vullkanit do të ngjitet në nivelet e sipërme të atmosferës dhe do të sjellë kohë të keqe mbi Detin Jon dhe në Ballkan gjatë së enjtes dhe të premte.

COMMENTS

WORDPRESS: 0