Viti i ri akademik 2019-2020, universitetet hapin dyert sot

Viti i ri akademik 2019-2020, universitetet hapin dyert sot

Këtë të hënë, universitet në mbarë vendin nisin vitin e ri akademik 2019-2020. Njoftimi në fakt është bërë më herët nga ministrja e MASR, Besa Shahini

Misteri i Romës, një studente e pastrehë kthehet sërish të jetojë në Suedi me babanë e saj dhe dëshiron të kthehet në universitet.
Të rinjtë në Shqipëri me master në Call Center
Vendimi/ Kriteri që duhet plotësuar për aplikim në shkollë të lartë dhe master

Këtë të hënë, universitet në mbarë vendin nisin vitin e ri akademik 2019-2020. Njoftimi në fakt është bërë më herët nga ministrja e MASR, Besa Shahini, me futjen në fuqi të urdhrit n.330 datë 07.06.2019, për fillimin e punës së institucioneve të arsimit të lartë.

Nga 23 dhjetori 2019, deri më 3 janar 2020, është caktuar periudha e pushimeve për ndërrimin e viteve. Në këtë urdhër thuhet gjithashtu se mësimi për studentët do të përfundojë më 30 shtator 2020.

Risia për këtë vit duket se qëndron në faktin se, studentët të cilët do të zgjedhin të sistemohen në konvikte do të mund të gjejnë kushte më të mira. Të paktën kështu është njoftuar nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë. Rreth 10,200 studentë do të mund të gjejnë infrastrukturë më të mirë në godinat e konvikteve në Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Sipas MASR për investimet janë shpenzuar rreth 600 milionë lekë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0