Vërtet i erdhi keq “Medias” për komunitetin Egjiptian ?!!!

Nga Gentian Sejrani Menjëherë pas publikimit të znj. Senida Mesi në postin e zv Kryeministres nga z.Rama, mediat nisën të krijonin “scoopin mediatik”

Këshilli Bashkiak Elbasan miraton listën emerore të Bonusit të strehimit për 30 familje .
Gripi i Aussie / Britani spitalet mbyllin dyert e tyre për vizitorët dhe kishat ndalojnë shtrëngimet e duarve për të frenuar epideminë
Një rrëfim interesant për kohën e rinisë dhe peripecitë të cilat ndeshte gjatë kësaj pune…

Nga Gentian Sejrani

Menjëherë pas publikimit të znj. Senida Mesi në postin e zv Kryeministres nga z.Rama, mediat nisën të krijonin “scoopin mediatik” me fjalën që ajo iu drejtua komunitetit egjiptian në një raportim të drejtpërdrejtë. Ajo i drejtohet një lagjeje ku banon komuniteti egjiptian me zhargonin e përditshëm dhe jo me termin zyrtar.

Si anëtar i këtij komuniteti, me thënë të drejtën nuk u ndjeva mirë që një përfaqësuese e popullit të shprehet me ato fjalë për njerëzit që i kërkon votën dhe  do i përfaqësojë.  Por, mëdyshja më e madhe që kisha nga gjithë këto shkrime ishte: Nëse vërtet medias i erdhi keq që deputetja/ tashmë zv/Kryeministre ofendoi egjiptianët ? Besoj se jo. Ku ishin këto media ku të tjerë si Ben Blushi, Henri Cili, Artan Lame etj kanë ofenduar po në të njëjtën mënyrë komunitetin Egjiptian? Nuk pamë asnjë reagim të tyre në këto raste të njëjta. Gjithashtu shoh që mediat, nuk kanë akoma të qartë në raportimet e tyre dallimin midis dy komuniteteve rom dhe egjiptian. Madje, ndjehem po aq i ofenduar nga media kur raporton dhe ndryshon përkatësinë e komunitetit egjiptian në rom. Nuk janë të pakta rastet kur në emisionet e tyre lejojnë që të ofendohet dhe të tallet ky komunitet.

Gjithsesi, shpresoj që gjithë kjo zhurmë mediatike të jetë një mësim për zv/ kryeministren e ardhshme si dhe mediat të mësojnë më shumë rreth kulturës, traditës dhe zakoneve të këtij komuniteti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0