Vendimi/ Kriteri që duhet plotësuar për aplikim në shkollë të lartë dhe master

Vendimi i ri i qeverisë, me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përcakton se të gjithë maturantët për të konkurruar për ndjekjen e stu

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit , ja cfarë duhet të dijë çdo grua…
Historia e Marinës/ Vajza nga Berati që të mahnit me aftësit e saj
Thatësirat në qarkun e Elbasanit. Ja çfarë po ndodh me të mbjellat

Vendimi i ri i qeverisë, me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përcakton se të gjithë maturantët për të konkurruar për ndjekjen e studimeve universitare, duket të kenë mesatare mbi 6. Gjithashtu i njëjti kriter note vlen edhe për ata që kanë përfunduar studimet “Bachelor” dhe duan të ndjekin ato “Master”.

Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar nivelin e arsimit të mesëm/të lartë, nota mesatare minimale për t’u pranuar në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2017-2018, të jetë 6 (gjashtë). Nota mesatare për t’u pranuar në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e treguesve të mëposhtëm:

  1. a)    Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit  në  arsimin e  mesëm të lartë;
  2. b)    Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës/Maturës Shtetërore”, sqarohet në vendimin që hyn në fuqi pas botimit në ”fletoren Zyrtare”.

Sipas vendimit: Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në këtë vendim.

“Institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe njësitë arsimore vendore janë përgjegjëse për përllogaritjen e notës mesatare dhe përcjelljen e të dhënave pranë strukturave të ngarkuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Proçedurat për njëvlershmërinë e dokumenteve të paraqitura nga shtetasit shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë përfunduar nivelin e arsimit të mesëm të lartë jashtë vendit dhe përllogaritja e notës mesatare për këta kandidatë të kryhen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit bazuar në përcaktimet e pikës 2, të këtij vendimi, me përjashtim të rasteve kur nuk aplikohen provime mature, maturë shtetërore apo provime lirimi. Në këto raste, me vendim të komisionit përkatës përcaktohet mënyra e përllogaritjes së notës mesatare. Komisioni përkatës përcjell të dhënat te njësitë arsimore vendore dhe te strukturat e ngarkuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë, njësitë arsimore vendore dhe institucionet e arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi”. 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0