Vdes fëmija 2 muajsh në Fier. Shkak mungesa e energjisë elektrike.

Vdes fëmija 2 muajsh në Fier. Shkak mungesa e energjisë elektrike.

Mbrëmjen e djeshme një foshnje 2 muajsh ka ndërruar jetë në fshatin Drizë në qytetin e Fierit. Shkaku sipas nënës rome ka qenë mungesa e energjisë ele

Arsimi ynë është themeli i asaj që jemi.
Aktivistët rom dhe egjiptian/ Projektligji “Për strehimin social” ka nevojë për përmirësime. Ti japim fund rasteve ku familjet zhvendosen pa pasur një proces sipas rregullave europiane.
Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të të arsimuarve

Mbrëmjen e djeshme një foshnje 2 muajsh ka ndërruar jetë në fshatin Drizë në qytetin e Fierit. Shkaku sipas nënës rome ka qenë mungesa e energjisë elektrike. Në mungesë të saj nëna gjatë natës ka mbytur duke ushqyer me gji foshnjën 2 muajshe. Senada, nëna e fëmijës shprehet se nuk mund ta shihja fëmijën që po mbytej. Nuk kemi kontratë me OSHEE-në, pasi nuk e kemi të legalizuar ndërtesën ku jetojmë. Arsyeja e mos legalizimit sipas Drejtorisë së ALUIZNIT në Fier është se ndërtesa nuk është e mbuluar me soletë apo çati, ashtu siç ligji e përcakton për të vazhduar proçesin e legalizimit. Gjithashtu, shprehet se fëmija ndodhet në morg për tu bërë autopsia. Sipas të dhënave të Censusit të komunitetit rom në Shqipëri të bërë nga Fondacion Për Shoqëri të Hapur, ka një numër të konsideruar familjesh rome që jetojnë në ndërtesa të tilla dhe nuk mund të legalizohen për shkak të ligjit. Si pasojë e saj ato nuk mund të furnizohen me energji elektrike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0