Varfëria dhe problemet mendore, e bëjnë këtë familje të luftojë gjithnjë e më pak kundrejt kësaj drame njerëzore…

Varfëria dhe problemet mendore, e bëjnë këtë familje të luftojë gjithnjë e më pak kundrejt kësaj drame njerëzore…

Jemi mësuar që të shohim e të dëgjojmë për vamilje jashtëzkosht të varfëra, por ajo që po kalon familja Palina është një dramë njerëzore. Familja Pali

“Mund të lindi bebi në këto kushte që janë këtu tani në dimër?
Kur sëmundja dhe varfëria bëhen një…
Përmbarimi/ Sekuestro ndihmës ekonomike. Organizata është e paligjshme.

Jemi mësuar që të shohim e të dëgjojmë për vamilje jashtëzkosht të varfëra, por ajo që po kalon familja Palina është një dramë njerëzore. Familja Palina me 4 anëtarë banon në lagjen “Xhabiej” në qytetin e Shkodrës.

Realiteti është i hidhur kur mendon se kryefamiljari bashkë me djalin e tij dhe njërën prej vajzave janë të sëmurë mendor. Vajza e shtëpisë është larguar prej kohësh nga banesa dhe endet rrugëve të qytetit për të kërkuar lëmoshë.

Ndërsa kalvari i vuajtjeve për familjen vashdon me paralizimin 8 muaj më parë të nënës. Tension i lartë i dha një goditje në tru të moshuarës duke e lënë të paralizuar.

Endrra e Marsildës vajzës së shtëpisë e cila është shkëputur nga puna për tu kujdesur për nënën është të ketë një shtëpi.

Kjo familje dhe paraardhësit e saj nuk kanë patur asnjëherë shtëpinë e tyre por kanë jetuar me qera.

Ushqimet për të ngrënë familja i siguron nga komshija e cila kujdeset për ta.

Marsilda ka shumë ëndrra ndaj ajo bën një apel ndaj cdokujt.

Tanimë, varfëria dhe problemet mendore, e bëjnë këtë familje të luftojë gjithnjë e më pak kundrejt kësaj drame njerëzore. Fuqitë nënës së moshuar po shterojnë çdo ditë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0