Valamara …

Valamara …

Mali i Valmaras është një nga më të bukurit në vendin tonë dhe ndodhet shumë afër kufirit që lidh Korçën me Gramshin dhe Pogradecin. Me një florë  dhe

Fshati Gollumboç ne Pustec, është njëri nga shtatë fshatrat e kësaj bashkie që vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Selenicë / Punëtorët e ujësjellësit në protestë , 8 muaj pa marrë rrogat…
Benefitet e ujërave termale

Mali i Valmaras është një nga më të bukurit në vendin tonë dhe ndodhet shumë afër kufirit që lidh Korçën me Gramshin dhe Pogradecin. Me një florë  dhe faunë shumë të pasur, është një nga vendet më të preferuar për turizmin malor nga vizitorët, pasi të ofron mundësinë që të shohësh forma të shumta të relievit akullmajor dhe liqene të mrekullueshëm akullmajor, të cilët janw gati 1600 metra mbi nivelin e detit.

Mali është i ndërtuar kryesisht me shkëmbinj ultrabazikë që do të thotë se ata përmbajnë minerale kryesore shkëmbformuese siç janë olivina dhe piroksenët, prandaj janë dhe shkëmbinj me ngjyrë të errët, për më tepër këta shkëmbinj kanw edhe krom, e në rast se nuk ka krom, përmbajnë magnete që quhen olvinite.

Një tjetër e dhënë e rëndësishme është se nga ky mal burojnë dy nga lumenjtë më të rëndësishëm në vendin tonë, në anën lindore buron lumi i Shkumbinit, ndërsa në atë perëndimore dhe juglindore, lumi i Devollit. Bimësia përbëhet nga pyje ahu e pishe në pjesën e ulët dhe nga kullota të pasura verore në pjesën e sipërme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0