Vajza siriane që ecte me kuti konservash për në shkollë, gjen shpresa në Turqi

Vajza siriane që ecte me kuti konservash për në shkollë, gjen shpresa në Turqi

Të mbledhur anembanë vendit, të rinjtë vazhdojnë të shtojnë kërkesat, për një arsim cilësor, pa pagesë, me kushte të përshtatshme për ta.
Punonjësit e sektorit privat dhe shtetëror në shqipëri punojnë në vende pune , jo të sigurta për shëndetin e tyre.
“Kur interesat politikë të zhveshin maskën”

Një vajzë tetë-vjeçare nga Alepo ishte parë të lëvizte në një kamp refugjatësh, në Idlib, me tuba plastikë e kuti konservash në këmbë, të cilat ia kishte sajuar i ati, që ajo që të mundej të ecte për në shkollën e kampit.

Fotot u përhapën në internet dhe tani është marrë në Stamboll, nga një klinikë e specializuar, kur do të marrë trajtim profesional.

Vajza, e quajtur Maja Merhi, ka lindur pa këmbë për shkak të një problemi gjenetik. Babai i saj, që ka të njëjtën sëmundje, vuri re se pas një operimi të bërë në kamp, që çoi në shkurtimin e mëtejshëm të këmbës, ajo nuk po ecte dot për në shkollë.

Kështu që ai sajoi proteza me tuba plastikë e kuti konserve në fund, që të mos çaheshin.

Pas fotove, “Hëna e Kuqe” e Turqisë, një klinikë në Stamboll dhe njerëz të shumtë kanë mbledhur fonde dhe kanë bërë të mundur trajtimin.

“Maja do të ecë”, tha dr. Mehmet Zeku Culcu, specialisti që po e trajton në klinikën e Stambollit. “Shpresojmë ta arrijmë për tre muaj”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0