Vaji i palmës, produkti ushqimor që po na “vret” çdo ditë nga pak.

Vaji i palmës, produkti ushqimor që po na “vret” çdo ditë nga pak.

Konsumatori shqiptar gjithnjë e më shumë po mashtrohet nga prodhuesit vendas dhe jo vetëm. Një përdorim të gjerë në industrinë ushqimore të vendit ton

Kjo është loja që po krijon varësi tek fëmijët
“Pasioni për Thethin ” libri që bashkoi 3 të huaj..
Europianët/ Nuk jemi racistë, por…

Konsumatori shqiptar gjithnjë e më shumë po mashtrohet nga prodhuesit vendas dhe jo vetëm. Një përdorim të gjerë në industrinë ushqimore të vendit tonë po gjen edhe përdorimi në masa të mëdha i qumështit pluhur dhe vajit të palmës.

Etiketimi i produkteve ushqimore dhe percaktimi i shtesave në to është një detyrim ligjor që prodhuesit duhet ta zbatojnë por realiteti është krejt ndryshe.

Nga një vëzhgim i bërë nëpër marketet tona vërejmë se në shumicën e produkteve vaji i palmës mungon në etiketim. Në disa raste shënohet edhe si “vaj vegjetal” pa e përcaktuar llojin e tij.

Disa ditë më parë, AKU tregoi se si një prodhues vendas kishte futur mijëra ton vaj palme dhe nuk e justifikonte përdorimin e tij, edhe pse në kartën teknologjike e kishte të shënuar së kjo yndyrë bimore duhet të përdoret jo më shumë se 20% në produktet e qumështit.

Po të shohim me kujdes pakot me biskota, akulloret që fëmijët e shijojnë aq shumë, çokollatave , patatinave – të gjitha këto përmbajnë vaj palme. Në fakt, pothuajse të gjitha kompanitë e njohura si Nestle, Haribo, Kellogs, Mars, Procter & Gamble, Unilever dhe shumë të tjera e përdorin vajin e palmës në një mënyrë apo në një tjetër në produktet e tyre, duke përfshirë këtu edhe produkte kozmetike dhe të higjienës si buzëkuqë, shampo dhe detergjentë.

Ky përbërës është i njohur për koston e tij relativisht të ulët, përdorimin e përshtatshëm në një sërë industrish dhe qëndrueshmërinë e tij në kohë, duke i zgjatur kështu jetën produkteve të ndryshme ushqimore. Kërkesa për vajin e palmës, në vitin 2050 do të rritet në nivelin e 240 milion tonë.

Vaji i palmës ka nivel të lartë yndyrë të plotë. Yndyra e plotë, apo e ngopur, lidhet me nivelet e larta të kolesterolit të cilat mund të çojnë në sëmundje kardiovaskulare. Pra edhe nëse shmanget nga konsumi i tavolinës, në mënyrë indirekte konsumohet  vaj palme në sasi serioze, madje disa herë më tepër se vajra të tjerë bimorë. I fshehur bukur nën etiketa shumëngjyrëshe të ëmblash a të kripurash, vaji i palmës hyn tek rreziqet e kolesterolit dhe sëmundjeve të zemrës.

Sipas Fondit Botëror të Kafshëve të egra, një hapësirë pyjesh ekuatoriale, me madhësinë e 300 fushave futbolli, shpyllëzohet çdo orë për të hapur toka të reja për plantacionet e vajit të palmës. Ose e thënë ndryshe, një hapësirë sa e gjithë Tirana, shkatërrohet plotësisht çdo 19 orë për këtë qëllim. Ndërkohë, plantacione të reja po krijohen dhe ato ekzistuese po zgjerohen në vende si Indonezia, Malajzia dhe vendet e tjera aziatike si dhe në Afrikë dhe Amerikën Latine.

Në tetor, bizneset dhe OJQ-të kryesuese në Konferencën Europiane të Vajit të Palmës, të mbajtur në Milano, arritën një konsensus të fortë në rëndësinë e vajit të çertifikuar e të qëndrueshëm (EPOC2015) si dhe lançuan Platformën Italiane të Vajit të Palmës. Vaj palme i çertifikuar dhe i qëndrueshëm është ai që është kultivuar dhe rritur në plantacion të menaxhuar sipas parimeve dhe kritereve të dala nga Tryeza e Diskutimeve mbi Vajit të Qëndrueshëm të Palmës.

Këto 8 parime janë:

  1. përkushtim ndaj transparencës,
  2. përputhshmëria me ligjet e zbatueshme,
  3. angazhim për qëndrueshmëri afatgjatë ekonomike dhe financiare,
  4. përdorimi i praktikave më të mira të kultivuesve dhe përpunuesve,
  5. përgjegjësia mjedisore dhe ruajtja e burimeve natyrore dhe biodiversitetit,
  6. përgjegjësia ndaj të punësuarve,
  7. zhvillim shumë i ndërgjegjshëm dhe i kontrolluar i plantacioneve të reja,
  8. angazhim për përmirësim të vazhdueshëm të fushat kyçe.

Vaji i palmës është plot me yndyrna të ngopura të cilat rrisin edhe më tej nivelin e kolesterolit dhe ndihmojnë në bllokimin e enëve të gjakut. Me kalimin e kohës, përdorimi i vajit të palmës të çon drejt goditjeve në zemër dhe infarkteve.

Gjithashtu ai përmban acid palmitik që është një yndyrë krejt e ngopur. Studiuesit e cilësojnë vajin e palmës si një zgjedhje shumë më e rrezikshme edhe se vetë gjalpi më yndyror.

Përveç ndikimit në shtimin e peshës trupore dhe rritjes së kolesterolit, vaji i palmës është gjithashtu fajtor në rritjen e presionit të gjakut, sidomos nëse konsumohet në formën e nxehtë të tij, pra në përbërje të produkteve të pjekura apo të skuqura.

Organizmit tonë ndoshta do t’i duhen edhe disa vite për të përcaktuar dëmin e vërtetë të shkaktuar prej përdorimit pa kriter të vajit të palmës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0