Tregim motivues: libri “të varfrit dhe njeriu”

Tregim motivues: libri “të varfrit dhe njeriu”

Ëndrra e vetme e një shkrimtari ishte që ta botonte librin e tij të titulluar “Të varfrit dhe njeriu” dhe për këtë qëllim mblodhi pasuri një periud

Kryefamiljari i sëmurë u vetflijua kur i ndërprenë energjinë elektrike
“Mund të lindi bebi në këto kushte që janë këtu tani në dimër?
Në mbrojtje të pyjeve, banorët e 4 fshatrave në protestë…

Ëndrra e vetme e një shkrimtari ishte që ta botonte librin e tij të titulluar “Të varfrit dhe njeriu”

dhe për këtë qëllim mblodhi pasuri një periudhë derisa e arriti shumën e duhur.

Rrugës, duke shkuar për te shtëpia botuese që ta botonte librin e tij dhe të realizonte ëndrrën,

takoi një fëmijë të varfër me fytyrë të heshtur si heshtja e Detit të Vdekur.

Dukej qartë se ishte i uritur dhe e shikoi shkrimtarin me një shikim të mërzitur dhe i tha:

“Xhaxha, a ke mundësi të më ndihmosh?!

A mundesh që ta ndihmosh nënën time të sëmurë?!

Nëna ime është e shtrirë në spital dhe e sëmurë nga varfëria dhe uria!”

Shkrimtari ia kthehu: Jo ore bir, nuk mundem të ndihmoj.

Pasuria e tëra që e kam është që të botoj librin tim!

Djaloshi i tha: “E si titullohet libri yt?!”

Shkrimtari i tha: “Të varfrit dhe njeriu”.

Fëmija ia kthehu: “Ne jemi të varfër dhe ti je njeriu.

Këtu mundesh ta botosh librin tënd, pra në jetën reale!

Shkrimtar i vërtetë është ai që i mbush barqet e të varfërve e jo barqet e shtëpive botuese!

Shkrimtar i vërtetë është ai që ndien për të varfrit e jo që shkruan për ta!!”

Shkrimtari heshti si një i vdekur!!

Mendoi pak dhe tha: Biri im, eja të shkojmë në spital dhe ta botoj librin tim!!

Irfan JAHIU

COMMENTS

WORDPRESS: 0