“Tre ditë që vjen i përzier me fekale”, banorët e Otllakut pa ujë të pijshëm

“Tre ditë që vjen i përzier me fekale”, banorët e Otllakut pa ujë të pijshëm

Uji i pijshëm që furnizohen banorët e Otllakut në Berat është ndotur dhe për pasojë nuk mund të konsumohet. Banorët atje thonë se po përballen me një

Thirrja e banorëve të Shkozës drejtuar Edit dhe Erjonit
Leandro, 7-vjeçari që mposhti autizmin në Elbasan
Taksë kufiri 10 Euro për person vetëm në aeroport

Uji i pijshëm që furnizohen banorët e Otllakut në Berat është ndotur dhe për pasojë nuk mund të konsumohet. Banorët atje thonë se po përballen me një situatë të vështirë në këto ditë e nxehta, ndërsa autoritetet vendore nga ana e tyre thonë se ende nuk kanë gjetur shkakun e ndotjes.

Uji që rrjedh në çezmat e banorëve të njësisë administrative Otllak në Berat prej ditësh është i pakonsumueshëm.

Banorët atje thonë se uji i pijshëm është përzier me ujërat e zeza dhe nuk mund të përdoret as për të konsum e as për gatim.

“Ka tre ditë që uji na vjen i përzier me fekale”.

“Nuk pihet ky”.

“Është i papërdorshëm”.

“Këtej është i papijshëm ndërsa paratë po i paguajmë nga tre herë”.

“Çfarë analize ti bëj, analizën t’ia bëj ai që më merr lekët mua”.

Problematika është e njohur edhe për autoritetet lokale, të cilët thonë se kanë marrë masa për pastrimin e rrjetit shpërndarës, por ende nuk e kanë gjetur shkakun e ndotjes së ujit.

“Ditën e djeshme grupi i punës që është ngritur posaçërisht nga Drejtoria ka marrë masa, ka bërë shkarkimin  dhe pastrimin e tubit dhe pretenndohet të bëhet dhe riparimi i pjesës së dëmtuar. Me riparimin e këtij qytetarët do të furnizohen me ujë siç ka qenë vijueshmëria më përpara”.

Janë rreth 800 banorë që prej ditësh nuk kanë ujë të pijshëm në banesat e tyre, në këto ditë të nxehta verë, ndërsa janë të detyryar që ta sigurojnë atë vetëm duke e blerë.

Nga: Eriola Azizolli

COMMENTS

WORDPRESS: 0