Tre ditë më parë humbën jetën 3 persona , problemi i gurëve edhe në disa akse të Lezhë

Tre ditë më parë humbën jetën 3 persona , problemi i gurëve edhe në disa akse të Lezhë

Rënia e gurëve është kthyer në një problem serioz në qytetin e Lezhës, ku gjatë kësaj jave rrëshqitja e gurëve shkaktoi edhe tre viktima, duke u shndë

Ndotja në Bulqizë: mbeturinat digjen në ambjent të hapur
E përzuri djalin e vogël nga dyqani, kurse pas 15 minutave …
Ministria e Shëndetësisë ka shpallur datat për përzgjedhjen e vendit të punës…

Rënia e gurëve është kthyer në një problem serioz në qytetin e Lezhës, ku gjatë kësaj jave rrëshqitja e gurëve shkaktoi edhe tre viktima, duke u shndërruar kështu në një rrezik serioz për njerëzit që përdorin këto akse rrugore.
Një aks rrugorë me rrezikshmëri të lartë është edhe Kallmet-Ungrej në këtë zonë pasi masive gurësh bllokojnë shpesh këtë rrugë. Bashkia e Lezhës thotë se nuk kanë mjete për të marrë masa parandaluese.
Masive gurësh të përmasave të mëdha kanë rënë në rrugë në disa vende, ndërkohe që kjo problematike vijon të jetë prezentë prej kohesh dhe ende nuk është marrë asnjë masë për largimin e gurëve apo minimizimin e këtij fenomeni.
Pak ditë më parë si pasojë e shkëputjes së një guri në aksin rrugor Balldre- Torovicë humbën jetë 3 persona, të cilët ishin duke udhëtuar me automjete, ndërsa guri i shkëputur ra mbi makinë. Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë Lezhë Ndue Lushi e heq përgjegjësin duke thënë se kjo njësi vendore nuk ka mjete për të ndërhyrë.
Nga ana tjetër rënia e gurëve në aksin rrugor Kallmet-Ungrej është e vazhdueshme, gjë e cila shumë shpejtë mund të shkaktojë një tjetër tragjedi, nëse autoritetet nuk ndërhyjnë për të normalizuar situatë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0