Tiranë, qyteti ku shoqërohesh në polici dhe mbahesh me orë të tëra brenda, sepse po ikën në shtëpi.

Tiranë, qyteti ku shoqërohesh në polici dhe mbahesh me orë të tëra brenda, sepse po ikën në shtëpi.

Tiranë, qyteti ku shoqërohesh në polici dhe mbahesh me orë të tëra brenda, sepse po ikën në shtëpi. Bislimi, aktivisti i shoqëruar dje në polici, l

“Aty ku varfëria hyn edhe nga dritaret”!
Të gjithë drejt pediatrisë, ambulancat nuk punojnë…
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!

Tiranë, qyteti ku shoqërohesh në polici dhe mbahesh me orë të tëra brenda, sepse po ikën në shtëpi.

Bislimi, aktivisti i shoqëruar dje në polici, lirohet pas 9-të orësh në qeli. Ai u shoqërua për “prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe për “pjesëmarrje në tubim të paligjshëm”, por në fakt, ai po largohej në shtëpi nga protesta që ishte shpërndarë pa filluar mirë. Protesta e nisur ditën e djeshme rreth orës 12:00 përpara Kryeministrisë u shpërnda nga forcat e policisë. Protestuesit protestonin kundër vendimit të 20 Korrikut për mbylljen e lokaleve të natës dhe muzikës pas orës 20:00. Përveç artistëve në protestë mernin pjesë edhe punëtorë që prekeshin nga ky vendim, ku si pasojë e tij, është  humbja e punës së tyre.Në mbështetje të qytetarëve ishte edhe Bislimi. Ai u shoqërua bashkë me 5-së persona  të tjerë në Komisariat dhe u mbajt aty prej 9-të orësh. Ai shprehet se ishte aty për të mbështetur punëtorët e tjerë, madje edhe shokë, të cilët do të mbeteshin pa punë, kamarierë, banakierë, sanitare…etj.

I kontaktuar nga informim.al, në lidhje me atë që ka ndodhur ditën e djeshme,  Bislimi u shpreh se është ndaluar padrejtësisht dhe po protesonte kundrejt një vendimi, i cili i duket i padrejtë.”Ky vendim vjen në një moment të vështirë për shumë biznese dhe pasojat e kësaj i vuajnë kryesisht punëtorët, gjë e cila neve na shqetëson shumë dhe për të cilën përpiqemi në përditshmërinë tonë. Këto masa nuk shoqërohen me një paketë, siç i quante dikur qeveria, apo me alternativa për punëtorët e këtij sektori, prandaj, në këto kushte, këto masa duken shumë të padrejta sepse braktisin në mes të krizës një numër të madh të rinjsh e të rejash, të cilët në sajë të kësaj pune sigurojnë para për shkollimin, jetesën dhe në shumë raste edhe mbajtjen e familjes.”- u shpreh ai. Bislimi tregon se protestuesit ishin përgatitur për të respektuar distancimin social dhe masat anti Covid, derisa policia u “sul” atyre “I vetmi moment kur këto masa u shkelën ishte momenti kur ndaj nesh u sulën dhjetëra policë. Më herët këto masa u respektuan sepse protesta, e cila ishte paraparë të ndodhte, as nuk u lejua të fillohej dhe masa e njerëzve të mbledhur aty u shpërnda akoma pa u grumbulluar mire.”Ai tregon që momentin kur janë ndaluar nga policia, thjesht po iknin për në shtëpi dhe gjatë ndalimit policia nuk ju ka komunikuar për shkeljen e bërë.  “Po iknim për në shtëpi. Pasi e pamë që masa u shpërnda dhe protesta u mbyll që pa nisur, ne vendosëm të iknim për në shtëpi, aty na u sul policia nga mbrapa dhe na ndaloi, më pas ndodhi ajo që ka dal dhe nëpër filmime të ndryshme.

”Intervista e plotë

informim.al: Cili ishte motivi, për të cilin u shoqëruat në polici?

Fillimisht ata na ndaluan dhe na kërkuan mjetet e identifikimit, pasi jua sqaruam se përse kartat tona të identitetit nuk i kishim me vete, na thanë që mund të vazhdonim të iknim, por duke na ndryshuar drejtimin e rrugës. Pasi u nisëm për të ikur na u sulën përsëri duke na kapur më forcë për të na futur na makinat e policisë. Aty i vetmi komunikim që na u bë ishte se po na conin në komisariat për verifikim, nuk na u tha asgjë rreth ndonjë pretendimi tjetër të tyre. Në komisariat mësuam se ishim të dyshuar për “prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe për “pjesëmarrje në tubim të paligjshëm” prandaj do mbaheshim të shoqëruar.

informim.al : Përse ju mbajtën aq gjatë në komisariat?

Nga 6 persona sa ishim të shoqëruar për këtë çështje, 4 u liruan që pas 3-4 orësh. Mua dhe Klodin po na mbanin më gjatë, duke zvarritur qëllimisht procedurat për të vetmen arsye se po refuzonim të jepnim deklaratë rreth rastit. Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe punonjësit e komisariatit ishin të acaruar tej mase dhe të alarmuar me faktin se ne, donim të shfrytëzonim të drejtën tonë për të mos u shprehur. Se pse ndodh kësht, kjo vazhdon të jetë e pakuptueshme. Bislimi gjithashtu tregon për atë që përjetoi gjatë atyre orëve në qelitë e komisariatit. “Pas shumë orësh zvarritje, në komisariat ndodhi një incident i cili na rëndoi shumë emocionalisht, ku një mbledhës kanaqesh, në gjendje të dehur, pasi u fut me dhunë në qelinë tonë filloi të kishte kriza shëndetësore, si pasojë e të cilave ngeli i shtrirë në tokë, pa vetëdijë për disa minuta. Ambulanca erdhi vetëm pas më shumë se 20 minutash dhe vetëm pas rreth 20-30 minutash të tjera e futëm (në të shoqëruarit, bashkë me një polic tjetër) në makinën e ambulancës. Vetëm pas kësaj u liruam duke i mbyllur procedurat e zvarritura për 9 orë brenda vetëm pak minutash.

Bislim Lakna është nga Gjilani dhe prej 8 vitesh jeton në Tiranë ku punon dhe studion në degën Filozofi, në Fakultetin e Shkencave Sociale. Ai është aktivist i Organizatës Politike dhe ka marë pjesë në protesta të organizuara më parë, në mbështetje të kauzave të ndryshme, i cili është shoqëruar edhe disa herë të tjera, madje, është edhe në dy proçese gjyqësore për raste të ngjashme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0