Thirrja e banorëve të Shkozës drejtuar Edit dhe Erjonit

Thirrja e banorëve të Shkozës drejtuar Edit dhe Erjonit

Projekti mund te implementohej ne dy menyra.  E para dhe me e mira per banoret do te ishte qe projekti te ishte i mbyllur dhe shume pak shtepi do

Braktiset nga familja dhe “vritet “nga komentet për bashkëshortin me ngjyrë
Ushqime të skaduara në tavolinat tona…
Në Shqipëri është shumë e thjeshtë që fëmijët të blejnë alkool dhe duhan

Projekti mund te implementohej ne dy menyra. 
E para dhe me e mira per banoret do te ishte qe projekti te ishte i mbyllur dhe shume pak shtepi do prekeshin. Ky ishte projekti qe do te zbatohej kur Basha ishte Kryetar Bashkie. 
E dyta, projekti qe po zbatohet, ku preken plot 153 banesa dhe mbi 700 banore. Mos valle qeveritaret jane akoma te uritur per te filluar ndertesat shumekateshe?! PO!!!
Theksojme se NUK jemi kundra projektit por ajo qe kerkojme eshte te DEMSHPERBLEHEMI te gjithe. Kur permend fjalen demshperblim nenkuptoj te vleresohemi me CMIMIN e TREGUT! 
Eshte e vertete qe keto 27 vite jane ndertuar shtepi pa leje, fenomen ky ne te gjithe Shqiperine. Ne kemi ndertuar pa leje, po institucionet ku kane qene? Ish kryebashkiaku Rama dhe inspektoriati pse kane fjetur gjume? 
Sot vjen IKMT, pa asnje shkrese zyrtare dhe thote: Per dy ore lironi shtepine! Mungesa e shkreses eshte shume e kuptueshme, te mos kemi mundesi ti hedhim ne gjyq! 

Shkresa e vetme eshte qe ne moslejim zbatimi nga ana tyre NE te gjobitemi me 5 milion leke te vjetra. Me pas, pasi kane prishur shtepine te nenshkruajme qe e kerkuam VETE prishjen e shtepise. Absurde!
Kryeministri strehoi Iranianet e po flak ne mes te kater rrugeve banoret e Shkozes, shtetasit Shqiptar! 
I bejme thirrje Kryebashkiakut dhe Kryeministrit te sillen si burra shteti se jane mandatuar per te zgjidhur problemet e qytetareve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0