THËNIE BRILANTE NGA ISH-KAMPIONI I FAMSHËM MUHAMMED ALI

THËNIE BRILANTE NGA ISH-KAMPIONI I FAMSHËM MUHAMMED ALI

Përveç aftësive të jashtëzakonshme sportive si bokser, i ndjeri Muhammad Ali la gjurmë të pashlyeshme për brezat dhe për aspekte të tjera në protagoni

Farmacistja e talentuar shqiptare, Erjona Xhaferaj rrëmben çmimin ndërkombëtar “Aspirational Global Woman Awards 2020”
10 qytetet botërore më të përshtatshme për zhvillim të inovacionit…
Jeni të mërzitur nga puna juaj? Shihni këto foto…

Përveç aftësive të jashtëzakonshme sportive si bokser, i ndjeri Muhammad Ali la gjurmë të pashlyeshme për brezat dhe për aspekte të tjera në protagonizmin publik. Dy ndër to ishin konvertimi në musliman, si dhe refuzimi për të shkuar e luftuar në Vietnam.

Karakteri i tij, tiparet morale, mençuria dhe fisnikëria, u shfaqën dhe në gjuhën e tij, prej ca thënieve lapidare.

Ja disa prej tyre:

– E urreja çdo minutë stërvitjeje, por vazhdoja t’i   thosha vetes: “Mos u dorëzo! Dhe mos u dorëzoni në momentet e vuajtjes, nëse doni që pjesën tjetër të jetës suaj ta jetoni si hero”.

– Një person pa imagjinatë nuk ka krahë.

– Ndihma për të tjerët është qiraja që paguani në këmbim të banesës suaj në tokë.

– Një person që nuk ka guxim të mjaftueshëm nuk do të arrijë asgjë në jetë.

– Boksi është një lojë në të cilën një grup i bardhë shikon se si të mundë dy zezakë.

– Një person që në moshën pesëdhjetë vjeç e sheh jetën si në të njëzetat, ka humbur 30 vjet të jetës së tij më kot.

– Nëse ke ëndërruar ndonjëherë të fitosh ndaj Muhammed Aliun, më mirë të zgjohesh dhe të kërkosh falje për mua.

– “Unë jam më i miri!” – gjithmonë ia thosha vetes para se ta mësoja se unë vërtet jam.

– Allahu më ka sprovuar me këtë sëmundje (Parkinsonin) për të treguar se unë jam një krijesë e dobët si të gjithë njerëzit e tjerë.

– (Për refuzimin e shkuarjes në Vietnam) “Unë nuk do të udhëtoj dhjetë mijë milje për të vrarë e për të djegur njerëz të pafajshëm. Nëse e dija se kjo luftë do të sillte lirinë për miliona jetë të popullit tim, do t’i bashkohesha që nesër. Dhe, ju e dini, nuk kam asgjë për të humbur duke mbrojtur principet e mia. Ndoshta do të më çojnë në burg? Nuk është problem. Ne kemi qenë në burg për 400 vjet”.

– Ne nuk e kemi mësuar miqësinë në shkolla. Por nëse nuk mëson kuptimin e miqësisë, kjo do të thotë që nuk ke mësuar asgjë në këtë jetë.

– Heronjtë nuk gatuhen në palestra; ata janë gatuar nga diçka që nuk është materiale dhe e cila nuk mund të preket. Kjo është një ëndërr, një dëshirë, një vizion…

COMMENTS

WORDPRESS: 0