Thatësirat në qarkun e Elbasanit. Ja çfarë po ndodh me të mbjellat

Thatësirat në qarkun e Elbasanit. Ja çfarë po ndodh me të mbjellat

Temperaturat e larta dhe thatësirat kanë vënë në vështirësi mijëra fermerë në qarkun e Elbasanit. Dy lumenjtë që lagin këtë qark. Shkumbini dhe Devoll

Antonio Fiore ka lënë Italinë dhe prej disa ditësh po patrullon në Vlorë së bashku me kolegët shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë pushuesve të shumtë nga vendi i tij.
Doni kredi të butë për shtëpi? Ja dokumentet që duhet të plotësoni…
Doktorantët të papunë në Shqipëri, dalin shifrat alarmante

Temperaturat e larta dhe thatësirat kanë vënë në vështirësi mijëra fermerë në qarkun e Elbasanit. Dy lumenjtë që lagin këtë qark. Shkumbini dhe Devolli janë në minimumin e tyre historik. Në zonat kodrinore dhe malore thatësira djeg më shumë. Veli Doka është rasti i një fermeri nga Funari që po lufton me thatësirën ditë e natë. Ai ujit me kova pa pushim plantacionet me drurë , tashmë jo për të përfituar frutat e tyre por për ti mbrojtur nga tharja që ti marrë në prodhim në vitet në vazhdim. Z. Veliu kërkon ndihmë nga shteti që të shpëtojë  pemët që po shkojnë drejt tharjes. Zgjidhje e menjëhershme për të do të ishte një mjet me një sasi uji që do të sillte shpëtimin e pemëve nga tharja. Banorët e Funarit pohojne se Z.Dika është një ndër të paktët fermerë që ka investuar gjithçka në këtë plantacione, por thatësira po i venit shpresën për të pasur një të ardhme nga investimet e tij të jetës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0