“Tezes i vjen Era nënë “, çfarë fshihet pas lidhjes magjike me nipërit dhe mbesat.

“Tezes i vjen Era nënë “, çfarë fshihet pas lidhjes magjike me nipërit dhe mbesat.

Vetëm ajo është në gjëndje të përqafojnë si nënë, të mbajë sekretet si një motër dhe të ju flas si një mike ! Kjo shprehje është më e famshmja sa u

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, “1Maji “…
Landfilli në Kavajë, banorët në protesë: “Do na helmojnë”
Një fshat i izoluar pak përtej Shkodrës…

Vetëm ajo është në gjëndje të përqafojnë si nënë, të mbajë sekretet si një motër dhe të ju flas si një mike !

Kjo shprehje është më e famshmja sa u përket  tezeve, por jo e vetmja.

Ajo është një figurë që i jep  dashuri pa fund nipit/mbesën në dorë, përkëdhelje dhe siguri për një kohë të gjatë , dhe nga ana tjetër, edhe për tezen kjo marrëdhënie përfshin emocione të jashtëzakonshe.

Dashuria e tezes është e pakushtëzuar .

Prej momentit të parë kur tezja mban nipin/ mbesën në dorë, krijohet një lidhje e pashkëputëshme, asaj i vjen era nënë!

Ju që keni teze ndoshta do e kuptoni më shumë ketë artikull.

Po ashtu edhe ju mbesa e nipër tashmë po ndaloni enkas në këtë shkrim dhe të kuptoni magjinë e marrëdhënies që keni me “gjysmën nënë”, tezen tuaj të mrekullueshme…

1-JU JEP KESHILLA TE MIRA .

Pas prindërve, personi i parë që ju vjen në vëmendje për të marrë këshilla është tezja.

Në rast se druhemi për të folur me mamanë tuaj, atë e keni mbështetjen e parë .

Sipas rasteve të ndryshme, kemi dalë në përfundimin se këshilla që ajo jep është më e mira.

2-VIZITAT TEK AJO KONSIDEROHEN SI PUSHIME.

Nuk ka gjë më të bukur se sa të shkosh tek shtëpia e tezes për vizitë .

Ajo do bëjë të  pamundurën tju presë me gjithë të mirat.

Edhe me prindërit kënaqesh kur bën një piknik, por argëtimi në shtëpinë e tezes  mund të konsiderohet sikur je me pushime.

Nëse ju i kërkoni një ëmbërsirë që ju pëlqen shumë, ajo direkt do jua sjellë.

Në shtëpinë e saj do jeni të lirshëm sikur jeni në shtëpinë tuaj, por ndryshimi i vendit ju argëton edhe më shumë.

3-AJO MENDON SE JU JENI SHUME I MIRE.

Tezja gjithmon mundohet tju rrisë vetëbesimin.

Prindërit ju kritikojnë më shumë, ndërsa tezja ju përkrah për gjërat që doni.

Tezja në shumicën e rasteve mundohet tju japë kurajo.

4-JU BEN TE NDIHENI SPECIALE.

Tezja ndjen pothuajse të njejtën dashuri sikurse edhe mamaja juaj.

Ajo ju bën të ndiheni specialë për atë që jeni dhe nuk përpiqet tju ndryshojë.

5-KENI PROBLEME ME PRINDERIT, AJO JU NDIHMON.

Të gjithë keni ndonjëherë probleme me prindërit , por tezja ju bën të ditur se edhe ata janë të mirë.

Kur ju filloni inate me ta, tezja mundohet tju shpjegojë se prindërit ju duan të mirën.

Në këtë mënyrë, ajo zgjidh konfliktet tuaja me prindërit.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0