Të rritësh një fëmijë me probleme serioze shëndetësore dhe pa baba…

Të rritësh një fëmijë me probleme serioze shëndetësore dhe pa baba…

Të rritësh një fëmijë me probleme serioze shëndetësore dhe pa baba,perveç kësaj dhe pa mbështetje financiare. Kjo është dram

Në Shqipëri është shumë e thjeshtë që fëmijët të blejnë alkool dhe duhan
“Më mirë burg në Itali se i papunë në Shqipëri”, shqiptari çudit mediat italiane
Fshati Belorta, mungon uji i pijshëm
Të rritësh një fëmijë me probleme serioze shëndetësore dhe pa baba,perveç kësaj dhe pa mbështetje financiare. Kjo është drama e Sofie Dishës 60 vjeçares nga Memaliaj,e cila po përkujdeset për vajzen e saj 32 vjeçare Klementina Disha. Banesa si jashtë edhe brënda është kontribut i të vëllait,i cili e ka ndihmuar në mënyrë të herë pas hershme. Fatkeqësia zë fill që kur vuri vellon,ktu e 34 vite të shkuara dhe pas një viti solli në jetë vajzën e saj të vetme Klementinën. Gëzimi i parë u shndërrua kështu në fatkëqësinë e parë,një fëmijë që lindi me probleme mendore dhe shëndetësore. Pa mbushur ende vajza dy vjeç,Sofia ngelet e ve pasi I shoqi humbi jetën ne galeritë e thella të qymyrgurit në Memaliaj.
Vetë Sofia shprehet: – Të ardhurat e mia janë këto: ndihma ekonomike e vajzës dhe shoqërimi i vajzës që mar unë nga bashkia,100 mijë lek vajza dhe 100 mijë lek unë dhe gjysëm pensioni nga tim show. 300 mijë lek në muaj i marë ilaçe dhe nuk ia dal dot,më ndihmon im vëlla nga greqi.
Jeta u tregua e pamëshirshme me të aq sa vendosi ti kushtohet të bijës së sëmurë,deri në ditet e sotme. Nga i shoqi përfitoi pensionin 9 mijë lek,ndërsa për vajzën një pagë prej 12 mijë lekësh,kjo e pamjaftueshme për të përballuar jetesën e përditëshme,pasi vetëm trajtimi mjeksor për një muaj për vajzën kushton 20 mijë lek përfshirë këtu edhe ilaçet. – Ne në këtë varfëri që jemi vetëm jetojmë se nuk vdesim dot. Kur dërgoj vajzën për trajtime,lekët i paguaj nëpër autobuza.
I bëj apel qeverisë të më ndihmojë vetëm për këtë fëmijë se vetëm me 100 mijë lek ata të mëdhenjtë pijnë vetëm një kafe,kurse unë kaloj muajin. Të paktën të venë dorën në zemër dhe të na ndihmojnë. Deri më sot Sofia nuk ka parë asnjë ndihmë konkrete nga organet shtetërore,pasi këto të fundit janë mjaftuar me pagesën e kempit të vajzës prej 12 mijë lekësh. Me 100 mijë lek që i teprojnë në muaj ajo blen ushqime dhe shlyen detyrimet në shtet,duke paguar faturat për energji dhe ujë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0