Të rinjtë e qytetit të Elbasanit me sytë drejt Gjermanisë

Të rinjtë e qytetit të Elbasanit me sytë drejt Gjermanisë

Nga: Pranvera Berati Janë të shumtë në numër të rinjtë e qytetit të Elbasanit, të cilët frekuentojnë arsimin professional. Profesionet më të parapë

“Hamë përshesh me ujë”. Ja historia e trishtë e familjes nga Gramshi
GJEDNJ-ja, Ukraina shkeli të drejtat e romëve.
Gjuha e urretjes në Media: Aktivistët dhe persona të profileve publike i thonë “Stop” këtij fenomeni

Nga: Pranvera Berati

Janë të shumtë në numër të rinjtë e qytetit të Elbasanit, të cilët frekuentojnë arsimin professional. Profesionet më të parapëlqyera mbeten Mekanik i përgjithshëm, dhe Hoteleri-Turizëm.

Arsyet e përzgjedhjes së këtyre profesioneve jane të shumta si: përfitimi i një zanati, përfitimi i bursës,punësimi dhe pa harruar emigrimin drejt shtetit gjerman.

Është kthyer tashmë “traditë” e të rinjve elbasanas emigrimi drejt Gjermanisë.

Për Informim.al shprehet i riu nga Elbasani,  Klajdi, i cili ndjek arsimin professional. Aktualisht është në vitin e 2 në degën Mekanik i Përgjithshëm.

Një ndër arsyet kryesore të përzgjedhjes së kësaj dege mbetet Gjermania për të.

Ai shprehet se e  sheh Gjermaninë si  të ardhmen e ndritur. Profesioni i tij është i sigurtë drejt punësimit dhe drejt një page të kënaqshme.

Danjeli është një tjetër i ri, me një tjetër ëndërr gjermane. Ai ndjek arsimin professional në vitin e parë , në degën Hoteleri –Turizëm. Pas përfundimit të viteve  shkollore mendon të udhëtojë drejt Gjermanisë. Punësimi dhe paga janë dy arsyet kryesore që t’i çojë sytë drejt këtij shteti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0