Të porsalindurit me ngjyrë  kanë mundësi më të larta të vdesin kur kujdesen nga mjekët e Bardhë

Të porsalindurit me ngjyrë  kanë mundësi më të larta të vdesin kur kujdesen nga mjekët e Bardhë

Ai është i fortë si një burrë i madh, me dëshira minimale për jetën…
Durrës/ Në hapësira publike kërkojnë para për të realizuar videoklipe
Shpërblimi për pensionistët, ja kur do të shpërndahen(datat)

Vdekshmëria e foshnjeve më ngjyrë është dy herë më e lartë se sa e foshnjave të bardha.

Foshnjat e porsalindura me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara kanë më shumë gjasa të mbijetojnë nëse gjatë lindjes së fëmijës për ta  kujdesen  mjekët me ngjyrë. Por  mundësitë që foshnjat me ngjyrë të vdesin, janë  tre herë më shumë se sa  foshnjat e Bardha kur për to kujdesen  mjekët e Bardhë, sipas një studimi të kryer.

Shkalla e vdekshmërisë së të porsalindurve me ngjyrë në spital u zvogëlua midis 39% dhe 58% kur mjekët me ngjyrë morën përsipër lindjen, sipas hulumtimit, i cili përcaktoi se sa disavantazhe tronditëse racore mund të ndikojnë në shëndetin e njeriut edhe në orët e para të jetës së një personi .

Në të kundërt, shkalla e vdekshmërisë për foshnjat e bardha ishte kryesisht e pa ndikuar nga raca e mjekut.

Gjetjet mbështesin studimet e mëparshme, të cilat kanë treguar se, ndërsa shkalla e vdekshmërisë foshnjore ka rënë në dekadat e fundit, fëmijët me ngjyrë mbeten dukshëm më shumë të riskuar të vdesin më herët se sa foshnjet e bardha.

Studiuesit nga Universiteti George Mason analizuan të dhënat që kapnin 1.8 milion lindje spitalore në Florida midis 1992 dhe 2015 për studimin e ri, i cili u botua të hënën në revistën Proceedings of the Academy of Science of the United States of America, i njohur edhe si PNAS.

Kur u kujdesën nga mjekët e bardhë, të sapolindurit me ngjyrë kishin rreth tre herë më shumë gjasa të vdisnin në spital sesa të porsalindurit e Bardhë, zbuluan studiuesit. Kjo pabarazi ra në mënyrë të konsiderueshme kur mjeku ishte me ngjyrë.

“Studimi ynë ofron provat e para që hendeku i vdekshmërisë së të  porsalindurve të bardhë është më i vogël kur mjekët me ngjyrë ofrojnë kujdes për të porsalindurit me ngjyrë, sesa kur për to kujdesen mjekët e tjerë,” – tha autori Rachel Hardeman në Twitter.

“Foshnjat me ngjyrë kanë vdekur në nivele disproporcionale, për aq kohë sa ne kemi mbledhur të dhëna. Tani është koha për ta ndryshuar këtë dhe për të siguruar që këto foshnja  të kenë mundësinë e lulëzimit.”

Dihet tashmë që foshnjat me ngjyrë e kanë nivelin e vdekshmërisë foshnjore 2.3 herë më të lartë se sa foshnjat e tjera, sipas Zyrës së Shëndetit të Minoriteteve të Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të SH.B.A.

Dhe një raport nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i cili përfshiu periudhën midis 2000 deri në 2017 dhe u botua në qershor, zbuloi se foshnjat me ngjyrë ende kanë rrezikun e vdekshmërisë dy herë më të lartë se sa foshnjat e bardha

“Çuditërisht, këto efekte duket se shfaqen më fort në raste më të komplikuara, dhe kur spitalet ofrojnë më shumë të sapolindur me ngjyrë “, kanë shkruar autorët. “Gjetjet sugjerojnë që mjekët me ngjyrë  i tejkalojnë kolegët e tyre kur kujdesen për të porsalindurit e me ngjyrë”.

“Ulja e pabarazive racore në vdekshmërinë e të porsalindurve gjithashtu do të kërkojë rritjen e vetëdijes midis mjekëve, infermierëve dhe administratorëve të spitalit për përhapjen e pabarazive racore dhe etnike,” shtuan studiuesit.

Burimi: CNN

COMMENTS

WORDPRESS: 0