Të miturën e braktis familja, thirrja prekse e drejtuar banorëve.

Të miturën e braktis familja, thirrja prekse e drejtuar banorëve.

Të miturën e braktis familja, thirrja prekse e drejtuar banorëve Çdo ditë e jetës tonë na çon në kontakte me persona të shumtë, prej të cilëve mësojm

Për nxënësit me aftësi të kufizuara…
Gjyshja e cila kthen riciklimin në art
Largimi i mjekëve në drejtim të gjermanisë…

Të miturën e braktis familja, thirrja prekse e drejtuar banorëve

Çdo ditë e jetës tonë na çon në kontakte me persona të shumtë, prej të cilëve mësojmë histori të ndryshme, qofshin këto histori të bukura, ashtu edhe të dhimbshme.

Por historitë njerëzore bëhen shumë herë më të bukura, kur ato gjejnë përkrahjen dhe mbështetjen e nevojshme, sidomos kur bëhet fjalë për familje, gjënë më të shtrenjtë që secili prej nesh ka në jetën e tij.

Shpesh herë kemi dëgjuar që nisma solidarizuese ti ndërrmarin organizata jofitimprurëse.

Nëpërmejet një thirrjeje në llogarinë që ky institucion ka në rrjetin social Facebook, u ka kërkuar banorëve të këtij qyteti ndihmë për të gjetur një familje kujdestare për një vajzë të mitur, 16- vjeçaren, me iniciale H.A.

Sipas asaj që bën të ditur bashkia nëpërmet thirrjes së saj, e mitura është braktisur nga familjarët dhe të afërmit e saj, ndërkohë duke ju referuar një Vendimi të Këshillit të Ministrave, institucioni  shprehet se familja që do të marri përsipër kujdestarinë e vajzës, do të ketë edhe përfitime nga shteti.

“Banorë të Devollit!
Në respektim të ligjit Nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve”, kemi nevojën e bashkëpunimit me ju për të gjetur një familje kujdestare për vajzën e mitur me iniciale H.A e cila është e braktisur nga familjarët dhe të afërmit e saj. Familja që do të marre përsipër kujdestarinë e vajzës, duke ju referuar VKM nr. 89, datë 26.01.2012, do të ketë përfitime nga shteti. Le të shprehim interesin tonë si banorë për të ndihmuar këtë vajzë. 


Nga ana tjetër nuk ka munguar as interesi i ndjekësve të profilit të kësaj bashkie në rrjetet sociale, ku disa prej tyre kanë shprehur interesin  për ta ndihmuar këtë vajzë.

“ Pa pretenduar për shpenzimet e Shtetit se e di se ç’të “ofron” ju lutem ma besoni mua. Nëse do jeni dakort më shkruani në inbox per deteja. Faleminderit!”, shkruan një prej ndjekësve të kësaj faqeje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0