Të mësosh në rrënoja. Kushtet e tmerrshme në shkollën e fshatit Idrizaj

Shkolla vendi që ndriçon mendjet e gjithkujt.Vendi ku mësojmë shumë gjëra të vlefshme .Vendi që të jep dije. Godina në të cilën ne studiojmë duhet të

Policia që duam arreston djalin Egjyptian tek sa punonte për kafshatën e bukës.
Armët e mia janë më të mëdha! Trump bën kërcënim të habitshëm për Kim Jong-Un në Twitter. Trump mburret me madhësinë e arsenalit të tij atomik dhe se është shumë më ‘fuqishëm’ sesa Koreja e Veriut.
Aluizni Korçë publikon emrat e qytetarëve që nuk kanë tërhequr lejet e legalizimit.

Shkolla vendi që ndriçon mendjet e gjithkujt.Vendi ku mësojmë shumë gjëra të vlefshme .Vendi që të jep dije. Godina në të cilën ne studiojmë duhet të jetë në kushte të favorshme që edhe nxënësit të jenë të lumtur në atë ambient.

Një problem me kushtet e shkollës haset në fshatin Idrizaj ku gjithcka është e shkatërruar. Ndërtesa ekziton ende por është në kushte shumë të këqija. Muret janë të plasaritur, dritaret janë thjesht si emer por nuk kanë funksionin e tyre. E gjithë shkolla ka vetëm një derë kryesore .Me pak fjale kjo shkolle  dita dites  po rrenohet.

Pavaresisht kësaj aty ende vazhdon të zhvillohet procesi mesimor me fëmijë parashkollorë për arsye se prindërit nuk kanë mundësi për ti dërguar në zona të tjera pasi fëmijët janë ende të vegjël dhe distanca është pak e largët.

Nëse pyet prindërit e këtyre fëmijeve ata do përgjigjeshin “katastrofë” pasi kushtet janë vërtet katastrofë dhe femijet e tyre nga njëra anë rrezikojnë edhe jetën.

Kjo situatë është njësoj si TË MËSOSH NË RRENOJA…!

Nga Marsida Dunga

COMMENTS

WORDPRESS: 0